Një milion dollarët e konfiskuar nga Policia janë origjinal

Artikujt tjerė
- Shkalla e dytë dënon edhe 25 keqpërdorues të votave në Drenas
- Një milion dollarët e konfiskuar nga Policia janë origjinal
- Grabitësi i bankave, truproja i Messit
- Policia kërkon të dyshuarit për plaçkitjen e bankës në Hajvali
- Obiliq: Prangoset për tentimvrasje
- Arrestohen dy persona të dyshuar për dhunim
- Arrestohet në Prishtinë një person i dyshuar për grabitje
- Kapen 403 kg kanabis, vinte nga Lazarati
- Në oborrin e Xhabir Zharkut gjenden 27 granata dore
- Sot vendoset për Sami Hamitin
Prishtinë, 10 tetor Një milion dollarët e kapur në shtator nga policia si fals, janë origjinale. Ato besohet se janë vjedhur në ndonjë bankë me kapital amerikan dhe kanë përfunduar në tregun kosovar për pastrim nga ngjyra. Këtu duhej të gjendej një materie kimike për shlyerjen e ngjyrës bombë.
Burime nga hetuesia kanë thënë për Kohën Ditore se paratë kanë prejardhje nga Bullgaria. Prej atje, sipas burimeve, kanë ardhur në Maqedoni dhe kanë përfunduar në Kosovë. Shumica e këtyre parave në bankënota prej 100 dollarësh kanë ngjyrë si pasojë e nxjerrjes së tyre nga banka në mënyrë të paautorizuar. Teknologjia e re e sigurisë në banka njihet si Dye Pack - pako ngjyruese. Kjo pajisje eksplodon në monedhat që dalin nga banka në mënyrë të paautorizuar.
Megjithatë, Prokuroria dhe Policia insistojnë se paratë janë false dhe se janë prodhuar në shtypshkronjën Verona në Prishtinë, pronë e të dyshuarit Ramadan Latifi, i cili ndodhet në paraburgim nga 13 shtatori.
Policia këto para i ka prezantuar vazhdimisht si false, ani se në momentin e kapjes i ka numëruar me një aparat i cili paratë false i identifikon dhe bllokohet numërimi. Më 12 shtator, Policia me urdhër të prokurorit të Qarkut të Prishtinës, Dërguti, kishte arrestuar Avdi Bunjakun, Fatmir Bunjakun, Ramadan Latifin, pronar i shtypshkronjës Verona, në të cilën dyshohej se ishin shtypur paratë, si dhe Fidan e Vigan Latifi.
(Tekstin e plotë e gjeni sot në Koha Ditore)










Luli10.10.2012/14:13
Shume para qenkon keto .Por nese rastese keto do para ruhen ne dhomen e hetimeve te PK , ateher ato shume shpejt do te vidhen , sic eshte rasti i vjedhgjes se gjerave me vlere ne Prishtine dhe te arit ne Peje. Prej pesimitr duhet nxjerrur mesim , thote populli.