• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shpërthen bombola në familjen shqiptare, 10 të plagosur

Publikuar: 07.10.2012 - 22:02

Romë, 7 tetor - Janë dhjetë persona të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në Formia, mes të cilëve 3 fëmijë, 2 prej tyre shqiptarë.

Rrjedhja e gazit erdhi nga një apartament ku ishte akomoduar me qira një familje shqiptare. 10 persona, mes të cilëve 3 fëmijë, (8 e 9 vjeç dhe një bebe 8 muajsh) janë dërguar në spital. Dy prej fëmijëve u dërguan në spitalin e Romës, por fatmirësisht mjekët thonë se asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Origjina e zjarrit ka qenë funksionimi jo i mirë i bombolës në familjen shqiptare, që duket se ka pasur defekt në lidhjen normale që duhej kryer me gazin që furnizon ndërtesën.

Një nga 3 fëmijët e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit ishte një bebe 8 muajsh italiane. Gjatë shpërthimit ajo ndodhej në banesë me gjyshërit e saj, transmeton BalkanWeb

Shpërthimi ndodhi në katin e parë të apartamentit. E gjithë ndërtesa, ku jetojnë 15 familje, u trondit nga shpërthimi. Dy apartamente u shkatërruan plotësisht, ndërsa një i tretë pjesërisht. Flakët u lokalizuan nga zjarrfikësit, ndërsa 50 personat që banonin në të u evakuuan.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell