• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shtyhet pretenca për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Publikuar: 05.10.2012 - 12:00

Tiranë, 5 tetor  -  Mungesa e prokurorit në sallën e gjyqit ka sjellë shtyrje të pretencës për të akuzuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenti Remzi Hoxha, bën të ditur AS. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritej të jepte sot pretencën për Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin.

Djali i Remzi Hoxhës, Ardiani, ka deklaruar se do ti rikthehet kanunit nëse nuk zbatohet ligjit, pasi prej 17 vjetësh nuk është zbardhur ende zhdukja e biznesmenit maqedonas.

Në seancën e mëparshme SHISH dërgoi informacioni e kërkuar lidhur me funksionin që ata kanë pasur në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Sipas raportit të SHISH, institucioni nuk ka qenë në dijeni për ngjarjen dhe se ata kanë qenë inspektorë të thjeshtë. Aktualisht krahas drejtësisë shqiptare, Ilir Kumbaro është shpallur në kërkim dhe nga policia britanike, pasi nuk u paraqit në seancën që do të zhvillohej për ekstradimin e tij.

 

Komente (3)

fan07.10.2012/19:01

Ky nuk osht biznismen maqedononnn. Po biznismen shqiptar nga maqedonia.

Demiri06.10.2012/00:21

Ah, more Sali Berisha ...!

Naimi05.10.2012/15:29

Të gjitha ngjarjet e asaj kohe janë dirigju nga Serbia, e për tu njoftu më shumë për rastin, duhet të pysim te kojshiu.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme