• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ngrihet propozim-aktakuzë kundër infermierit nga Gjilani

Publikuar: 04.10.2012 - 16:19

Prishtinë, 4 tetor - Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur propozim-aktakuzë kundër të pandehurit  Zijadin Hasani, infermier në spitalin regjional në Gjilan, për shkak të kryerjes së veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit.I pandehuri, që nga viti 2010 e deri më 13 shtator të këtij viti, në vazhdimësi, në spitalin regjional të Gjilanit, saktësisht në repartin e pediatrisë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka shpërdorë pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që pacientëve në mënyrë private brenda repartit në vazhdimësi iu ka ofruar shërbime, përkatësisht iu ka dhënë injeksione, duke pranuar nga të njëjtit nga 5 euro për çdo injeksion. Vetëm nga e dëmtuara G. A. ai ka marrë 215 euro, me çka ka kryer vepër penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit.

Prokuroria Komunale në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Gjilan që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’ia shqiptojë dënimin sipas ligjit.                                                          

 

Komente (1)

grrrrr04.10.2012/17:13

I paska has ma ne fund edhe sharra ne baski.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell