• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tre të vrarë në Korçë për punë dashurie

Publikuar: 01.10.2012 - 10:34

Korçë, 1 tetor - Masakër me tre të vdekur në Korçë, një burrë merr në automjetin e tij të dashurën dhe një burrë me të cilin ajo kishte raport intim paralel dhe i vret ata që të dy, kurse menjëherë më pas ka qëlluar edhe veten duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja siç raporton NOA ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 19.30 në fshatin Potgorie të rrethit Korçë.

Viktor Rodhani banues në fshatin Potgorie – Korçë, drejtuesi i një automjeti në shërbim taksie, ka marrë dy pasagjerët, Elsa Çoçka rreth 40 vjeçe dhe Feridon Bollguri rreth 40 vjeç, në mjetin e tij dhe më tej ka kryer vrasjen e trefishtë.

Forca të shumta shkuan në vendin ku u gjetën të vrarë tre personat, në fshatin Potgorie. Korrespondentja e noa.al thotë se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes, Viktor Rodhani, 57 vjeç i cili punonte si taksist në mjetin me targa KO 314 A Taxi.

Policia konfirmoi zyrtarisht duke iu referuar hetimit në vendngjarje, se Viktori ka qenë në automjetin e tij Taxi me targa KO 314 A dhe ka qëlluar me armë zjarri duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasve qe ndodheshin pasagjerë në mjet: Elsa Çoçka rreth 40 vjeçe dhe Feridon Bollguri rreth 40 vjeç, te dy këta të fundit banues po në fshatin Potgorie.

Pas vrasjes se dy pasagjerëve autori i ngjarjes ka vrare dhe veten. Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin e plote ligjor te saj. Nga hetimi paraprak besohet se autori i dyshuar Viktori i ka marrë në taksinë e tij Elsa Çoçka 40 vjeçare dhe të dashurin e saj Feridonin dhe i ka vrarë me armë zjarri kurse më pas ka kryer flijimin. Xhelozia e të dyshuarit për gruan 40 vjeçare besohet se ishte shkak i kësaj tragjedie të trefishtë.

Policia konfirmoi se tre viktimat ishin që të gjithë të pamartuar. E gjithë tragjedia erdhi sepse autori i vrasjes së trefishtë, Viktori, pasditen e sotme ka kapur në flagrancë të dashurën e tij Elsën me të dashurin paralel që ajo kishte, Feridonin. Ka arritur t'i fusë në makinën e vet dhe atje i ka vrarë.

 

Komente (1)

Meha Ludwigshsafen01.10.2012/20:06

Te lumt o trim se keshtu punojn vetem njerzit e qmendur se as egersirat jo,por tek ju esht krejt normal jeni te mbrapambetur edhe ashtu do te mbeteni edhe 200vjet.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell