• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Një i vdekur e katër të plagosur në katër aksidente në Tiranë

Publikuar: 26.09.2012 - 17:33

Tiranë, 26 shator -  Katër aksidente automobilistike janë shënuar në harkun kohor të 1 ore në pika të ndryshme të kryeqytetit.Aksidenti i parë është regjistruar rreth orës 15:30 tek rrethrrotullimi i Doganës. Një këmbësor i identifikuar si Mahmut Nurja është përplasur nga një makinë. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa gjendja paraqitet e rëndë.

Po në këtë vend është regjistruar edhe një tjetër aksident me një të plagosur, duke e cuar në dy numrin e tyre.

Pas 30 minutash është regjistruar aksidenti i tretë në zonën e Paskuqanit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i njërit mjet Bardhyl Haxhillari, 59-vjeç, si dhe është plagosur 26-vjecarja Entela Jaho, pasagjere.

Aksidenti i katërt është shënuar tek Kthesa e Kamzës. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa i plagosur ka mbetur 1 person. Mësohet se njëra nga makinat ka marrë flakë në momentin e përplasjes, ndërsa policia saktësoi se njëri nga shoferët ishte në gjendje të dehur.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu