• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Publikuar: 23.09.2012 - 14:56

Gjirokastër, 23 shtator -  Një aksident i rëndë, me pasojë 2 të vdekur dhe 9 të plagosur, ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, dhe një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, transmeton BW.

Ndërkohë mësohet se kanë marrë plagë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në aksident, një “Ford Fokus” me targa TR 6415T, një furgon me pasagjerë, me targa GJ253 A dhe një “Reno Clio” me targa të Gjirokastrës 1349 B.

Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj, u përplas fillimisht me mjetin tip Ford, që drejtohej nga Entela Bitri dhe më pas me makinën tjetër tip Reno, në drejtimin së cilës ishte shtetasi Lefter Aliko.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit “Omer Nishani”, prej ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe pritet të nisen me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme