Aksident "si në filma": shpëtojnë pa asnjë lëndim kosovarët

Artikujt tjerė
- Ngrihet aktakuza për vrasje kundër kosovarit
- Viktimë e re e aksidenteve të trafikut në Shqipëri
- Një muaj paraburgim për Elvis Kelmendin
- Një i vdekur e katër të plagosur në katër aksidente në Tiranë
- Arrestohet shqiptari me 2.8 kg. heroinë
- Mbetet në fuqi dënimi për vrasjen e nënkryetarit të Shtimes
- Klinika Medicus kishte licencë vetëm për shërbime kardiologjie
- Policia e Kosovës e liron, EULEX-i e arreston Elvis Kelmendin
- 10 milionë lekë shpërblim për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë
- Katër të lënduar në liftin e QKUK
Zürich, 16 shtator Në mëngjesin e sotëm, në orën 5:45, në Kloten të Zürichut ka ndodhur një aksident spektakolar. Vetura e vozitur nga një kosovar 27 vjeçar është "katapultuar" nga autostrada, duke fluturuar disa metra përmbi pengesat që ndajnë rrugën dhe duke rënë pas disa rrotullimeve në një rrugë anësore.
Si në një mrekulli, që të tre të rinjtë të cilët ndodheshin në veturë kanë shpëtuar pa asnjë lëndim!
Ngasësi, i cili ishte duke bërë rrugë në drejtim të Bülachut, për shkaqe ende të panjohura e humbi kontrollin mbi timonin e tij. Vetura pastaj doli nga rruga që po ndiqte, rrëzoi një shenjë trafiku, shkatërroi edhe gardhin prej telave që ndan dy korsitë e autostradës dhe, pasi fluturoi mbi shkurre, aterroi në rrugën paralele anësore.
Megjithë tërë këtë aksident të frikshëm, ngasësi, një kosovar 27 vjeç, ashtu dhe dy shoqëruesit e tij, 24 respektivisht 23 vjeçar, dolën pa ndihmën e askujt nga vetura, madje shpëtuan pa asnjë lëndim, shkruan 20minuten.ch, transmeton Albinfo.
Autoambulanca që ishte ftuar në vendin e ngjarjes, pasi ka kontrolluar të aksidentuarit, nuk ka gjetur asnjë lëndim kështu që është kthyer mbrapsht e zbrazët, ka njoftuar një zëdhënëse e policisë së kantonit të Zürichut.


DEQANALI18.09.2012/20:55
shyqyr prej zotit qe paskan pshtu

lumesylhasi18.09.2012/10:40
Paskan qene me shume fat djemt ,qofshin me jete te gjate

Morinawien17.09.2012/18:13
MREKULLIA E ALLAHUT ALLAHU ESHTE I MADH DHE FUQIPLOTE SHYQYR QE KENI PSHTU DJEM.

xhaviti 17.09.2012/13:17
mendoo ti qe nuk te xhan po zoti asht i madh e shyqyr i paska ruejt

bardha17.09.2012/10:11
Kjo eshtë mrekullia e Allahut fuqiplotit

Agjenti17.09.2012/09:30
Shyqyr zotit se boll po vdesin qdo dit bile keta i pasa rujt zoti.D

....!!?17.09.2012/08:24
Mrekullia vete...!!!

kosovari16.09.2012/21:29
shqiptarin nuk ee gjen send








a....26.09.2012/22:43
me vjen keq per ket akisendt shum falenderimi i takon allahut qe ju ka rujt uroj qe mos te perseritet na bje gja e till