Aksioni i madh policor në Bosnjë, në shënjestër Naser Kelmendi

Artikujt tjerė
- Ish-gjyqtari Kolë Puka para gjyqit
- Ishte nisur në të zezë për Gjermani, zhduket
- Vala e detit përpin një ruse në Budvë
- Ekzekutohet shefi i komisariatit të Shijakut
- Mamushë, katër të arrestuar për rrëmbim dhe vrasje të rëndë
- Morën ndihma sociale dhe mashtruan bamirësen zvicerane
- Për trafikim të arabëve, 42 muaj burgim
- Dy të plagosur rëndë nga thika
- Vodhi laptopin e vlefshëm 900 euro
- Arrestohen dy hajna që vodhën KEK-un
Sarajevë, 12 shtator - Policia boshnjake ka nisur sot në mëngjes një aksion për të arrestuar dhjetëra persona që merreshin me krim të organizuar, ndër ta edhe një shqiptar. Aksioni, i koduar me emrin Lutka, ka rezultuar me prangosjen e rreth 25 personave, të cilët janë arrestuar në bazë të kërkesës së prokurorisë.
Aksioni është kryer në tërë territorin e Bosnjës. Mediat boshnjake dhe ato të Malit të Zi kanë raportuar se qëllimi kryesor ka qenë arrestimi i Naser Kelmendit.
Me origjinë nga Peja, Kelmendi për mediat është i njohur si biznesmen kontrovers dhe i cilësuar shpesh edhe si një nga narkobosët më të mëdhenj.
Ai është bërë më i famshëm pasi sipas mediave është vënë në listën e zezë të personave të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një listë e hartuar nga vetë presidenti Barack Obama.
Një nga lokacionet e kontrolluara nga policia ka qenë Casa Grande, në pronësi të Naser Kelmendit. Policia ka deklaruar se ai megjithatë është larguar për në Mal të Zi.
Atje Kelmendi njihet edhe si mik i ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq, partia e të cilit është në pushtet. Megjithatë, sipas gazetës malazeze Vijesti, policia e ka mohuar një gjë të tillë.
Sipas drejtorit të shërbimit policor SIPA, Goran Zubac, bëhet fjalë për anëtarë të arrestuar të organizatë më të madhe të krimit të organizuar, e cila me ndihmën e bashkëpunëtorëve nga vendet fqinje dhe organizata të ngjashme, ka kryer numër të madh të veprave penale në Bosnjë të cilat deri tash nuk janë zbardhur. Ai tha se ky grup madje kishte planifikuar dhe përgatitej të vriste edhe hetuesit policorë.





