Tahir Dalipit i konfirmohet aktakuza

Artikujt tjerė
- Tahir Dalipit i konfirmohet aktakuza
- Gjashtë të arrestuar për falsifikim të 1 milion dollarëve
- Vrasje në Shalë të Dukagjinit
- EULEX dhe Supremja vërtetojnë dënimin ndaj Muhamet Vishajt
- Fatmir Xhelili e Azem Syla dëshmitarë në Bllaca 2′
- Për Bashën 30 ditë paraburgim
- Hetohen shumë zyrtarë të institucioneve të Prizrenit
- Brenda 7 muajsh, 374 raste dokumentesh të falsifikuara
- Shpërthim në zonën naftëmbajtëse, tronditet Fieri
- Lamtumira e fundit për Fatbardh Latifin në Zhegër
Gjilan, 12 shtator - Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzën ndaj Tahir Dalipit, i cili dyshohet se më 28 prill të këtij viti, në kafiterinë Oops Bar, me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica. Aktakuza i është konfirmuar Dalipit dhe ai shumë shpejt pritet të ballafaqohet me dëshmitarët. Kjo ngjarje kishte tronditur opinion gjilanas andaj edhe interesimi rreth zbardhjes të së vërtetës, në veçanti nga familja-pala e dëmtuar, është jashtëzakonisht i madh.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në kraharor, në gjoks e në shpinë Liridon Dushicën, me ç`rast i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, nga të cilat ai ka vdekur në QKUK, njofton rajonipress.
Tahir Dalipi akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë. Ai ka pranuar në prokurori veprimet inkriminuese.
Sylë Dushica, prindi i të ndjerit, i është bashkëngjitur ndjekjes penale, duke dyshuar se në këtë konflikt janë të implikuar edhe Artan Maliqi dhe Veton Behluli.










bajrushi12.09.2012/18:10
Drejtsia duhet ta thot fjalen e vet,dhe jo te deshtoj sikur shum her tjera.