• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pesë të arrestuar për falsifikim të 1 milion dollarëve

Publikuar: 12.09.2012 - 16:53

Prishtinë, 12 shtator (E plotësuar) - Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për hedhjen në treg të gati një milion dollarëve të falsifikuar. Arrestimin e ka konfirmuar prokurori i Qarkut të Prishtinës, Haxhi Dërguti, i cili ka udhëhequr hetimet. Ai ka arritur që t’i konfiskojë 980 mijë dollarë të prodhuar në një shtypshkronjë në Prishtinë. Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, derisa hetimet po vazhdojnë për shkak se dyshohet se rrjeti është më i madh. “Koha Ditore” ka mësuar se të arrestuarit janë Avdi Bunjaku, Fatmir Bunjaku, Ramadan Latifi, pronar i shtypshkronjës “Verona”, në të cilën janë shtypur paratë, si dhe Fidan e Vigan Latifi. Sipas njoftimit të PK-së, parat e dyshuara (bankënota false) janë gjetur gjatë bastisjes në një shtëpi në rajonin e Gjilanit. Por, operacioni  policor pastaj ka vazhduar edhe në rajonin e Prishtinës, ku janë konfiskuar disa pajisje, për të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e parave.  
Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave të dyshuar është marrë me falsifikim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara.
Operacioni policor është realizuar nga hetuesit policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, me mbështetjen e njësive speciale të policisë.
Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë rast janë kryer me autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu