Fatmir Xhelili e Azem Syla dëshmitarë në Bllaca 2′

Artikujt tjerė
- Nëna e Bllacës thotë se ka marrë 130 marka rrogë nga Fahredin Gashi
- Aksioni i madh policor në Bosnjë, në shënjestër Naser Kelmendi
- Elbasan: Ekzekutohet me gurë një 35-vjeçare
- Tahir Dalipit i konfirmohet aktakuza
- Pesë të arrestuar për falsifikim të 1 milion dollarëve
- Vrasje në Shalë të Dukagjinit
- EULEX dhe Supremja vërtetojnë dënimin ndaj Muhamet Vishajt
- Fatmir Xhelili e Azem Syla dëshmitarë në Bllaca 2′
- Për Bashën 30 ditë paraburgim
- Hetohen shumë zyrtarë të institucioneve të Prizrenit
Prishtinë, 11 shtator - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, si dhe ish zyrtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Fatmir Xhelili, janë dy nga emrat të cilët janë propozuar si dëshmitarë nga mbrojtja e Sadik Abazit, avokati Ilaz Kadolli, të hënën gjatë shqyrtimit kryesor, në rastin Bllaca 2, kundër pesë të akuzuarve Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka.
Seanca e djeshme në Gjykatën Supreme të Kosovës ka nisur me propozimet e mbrojtjes rreth dëshmitarëve të saj, të cilët sipas avokatëve deklaratat e tyre janë të rëndësishme për këtë proces gjyqësor. Propozimet e tij i ka nisur avokati Ilaz Kadolli, i cili ka pohuar se dëshmitarët, të cilët ai i ka propozuar, kanë të bëjnë me alibitë ndaj Sadik Abazit.
Sipas tij, emri i Azem Sylës është përmendur më së shumti gjatë këtij procesi gjyqësor. Ai pohoi se Nazim Bllaca ka thënë se arma me të cilën është vrarë Ibush Kllokoqi ka qenë e Azem Sylës, andaj për këtë është e rëndësishme edhe dëshmia e tij. Ndërsa, sa i përket Fatmir Xhelilit, sipas avokatit, ai ka qenë ish-zyrtar i SHIK-ut dhe në disa raste është përmendur nga dëshmitari bashkëpunues me nofkën Doktori. Sipas avokatit Kadolli, ish-zyrtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili, përveç që mund të ndihmojë rreth asaj se kanë qenë apo jo të akuzuarit pjesë e SHIK-ut, ai po ashtu e ka pasur pacient Nazim Bllacën për një kohë prej 2 muajsh dhe mund të japë detaje rreth kësaj.
Dëshminë e tij gjatë kësaj seance e ka dhënë kirurgu Ilir Kafexholli, i cili ishte kujdestarë në Qendrën Emergjente në QKUK, kur ishte dërguar për shërim i akuzuari Driton Hajdari. Ai ka pohuar se në atë kohë kishte qenë kujdestar në cilësinë e kirurgut. Mjeku nga QKUK-ja tregoi se nuk ka bërë trajtimin e personit në fjalë, por vetëm ka shkruar raportin mjekësor dhe se nuk i kujtohet të ketë trajtuar pacientin në fjalë.
i pyetur nga prokurorja Ema Rizato se nëse gjatë kohës sa ishte dërguar në emergjencë Driton Hajdari ishte në përcjellje të ndokujt, dëshmitari ka pohuar se nuk i kujtohet saktësisht, mirëpo është mundur që kanë qenë persona të tjerë qe e kanë përcjell atë, por saktësisht nuk i kujtohet.
Sipas dëshmitarit, mjeku Lulzim Emini në atë kohë ishte kirurg dhe koleg i tij dhe se raporti, të cilin atij ia dha prokurorja për ta verifikuar gjatë seancës, nuk ishte raport të cilin e kishte përgatitur dëshmitari.
Kryetari i trupit gjykues caktoi që në javën që vjen të japin dëshmitë e tyre dëshmitarët e mbrojtjes, përfshirë dëshmitaren Alishan Kllokoqi, Musa Balancën, Bajram Krasniqin. Prokurorja Speciale, Ema Rizato, tregoi se të mërkurën dëshminë e tij do ta japë Nazim Bllaca dhe nëna e tij, e cila, sipas saj dhe një raporti mjekësor ka probleme shëndetësore dhe shtrohet mundësia a mund të jetë në gjendje që ajo të japë dëshminë. Prokurorja Rizato tregoi se këto ditë ka marrë një raport mjekësor, i cili tregon gjendjen jo të mirë shëndetësore të nënës së Nazim Bllacës.
Nuk e dimë saktë shkallën e paaftësisë së nënës së Bllacës për të ardhur e dëshmuar, por do të tentoj ta sjell, është shprehur prokurorja, raporton Kosova Sot.
Ajo tregoi se të mërkurën, pos nënës së tij, do të dëshmojë edhe vetë Nazim Bllaca.









Bekim Drenica11.09.2012/16:58
Per Azem Sylen ka informacione dhe deshmitar qe eshte apo ishte puntor i UDBs. Shum udebash hynen ne organizatat patriotike per tu informuar dhe sot shesin patriotizem .