Lamtumira e fundit për Fatbardh Latifin në Zhegër

Artikujt tjerė
- I çan kafkën me çekiç gruas, në sy të dy fëmijëve
- Lumë droge drejt Greqisë, sekuestrohen 3.7 tonë marihuanë
- Arrestohet për korrupsion një profesor i UP-së
- Filloi procesi gjyqësor për rastin 'Monstra'
- Rusia e para, Serbia e teta, Shqipëri-Kosova e nënta mafi në botë
- Kakavijë, bllokohet autoboti me rreth 1 ton marihuanë
- Kolë Puka dënohet me 10 vjet burg
- Të burgosurit nuk e duam plakun monstër në qeli
- Në Gjirokastër sekuestrohen 170 kg marihuanë
- Kapen policët e rremë, u kthehen paratë shqiptarëve
Zhegër, 9 shtator - Të dielën, në varrezat e fshatit Zhegër është varrosur violinisti i njohur Fatbardh Latifi, i mbytur fundjavën që shkoi (më 2 shtator) në një liqe në shtetin federal amerikan Connecticut.
Fatbardh Latifit i janë bërë nderimet më të larta nga shumë qytetarë e artdashës nga mbarë Kosova. Familja Latifi ndjente dhimbje të dyfishtë, meqë në ceremoninë e varrimit nuk ishte asnjëri nga prindërit, për arsye se nuk e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit në Kanada.
Zhegranët kanë folur fjalë miradije për Fatbardh Latifin, 33 vjeçar, i cili është mbytur në ujërat e liqenit, pasi ishte hedhur në ujë për të shpëtuar një grua amerikane, e cila po mbytej, njofton rajonipress.
Latifi dhe tre të tjerë kishin kërcyer nga barka, pasi kanë parë një grua që ishte në vështirësi, por fatkeqësisht Fatbardhi është mbytur gjatë tentimit për të shpëtuar viktimën.
Gjesti heroik dhe human që ka treguar në ato momente Fatbardh Latifi e ka bërë edhe më krenare familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u tha në ceremoninë e varrimit.


Tomor Meti09.09.2012/22:53
Te ndjerin e kam njohur personalisht. Ishte ne Tirane tek daja i tij Asllan Bajrami. Ndiqte specialitetin e violines ne Liceun Artistik. Aty u njohem. Ishte nje djal me shpirt te madh prej artisti. Mesuesja e violines gjithnje e duartrokiste, ishte nje talent i ralle per moshen qe kishte ne vitin 1993. Une pasi u largua nga Tirana, kur shkoj per nje Vjene, nuk kam pasur asnje informacion se c'po ndodhte me te. Lajmin e kobshem e mora vesh nga mediat amerikane per guximin e tij prej heroit per te shpetuar jeten e tjetrit kur eshte ne rrezik. I qofte i lehte dheu i Atdheut. Tomori

Klani09.09.2012/21:51
Turp prinderve te Fatbardhit! S'e paskan te rregulluar statusin ne Kanada. Pune e madhe!










Sahit Makolli10.09.2012/11:19
Ngushllimet e mija dhe te familjes sime familjes latifi njeherit edhe familjes bajrami per nipin e tyre
Familja makolli nga hajvalija