Shkodër: Arrestohen dy gjilanas, dyshohen për drogë

Artikujt tjerė
- Shkodër: Arrestohen dy gjilanas, dyshohen për drogë
- Dy të arrestuar për shantazh ndaj një femre
- Kapen 90 kg marihuanë, arrestohet transportuesi
- Muriqan, suedezit i gjenden 9 pistoleta
- Juristi kthen loto-sportin në qendër droge
- Deçan, gjendet i (vet)vrarë në shtëpinë e tij
- Arrestohen tre të dyshimtë për mundësim dhe marrje me prostitucion
- Një i vrarë e një i plagosur në Lugbunar të Gjakovës
- Pas rrokullisjes, një i vdekur dhe një i plagosur
- Në kufirin Maqedoni - Shqipëri aksidentalisht vdes një shtetas shqiptar
Shkodër, 6 shtator - Strukturat e anti-drogës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit, arrestuan në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës Arbnor Ajvazin, 20 vjeç, dhe Eros Hazirin, 19 vjeç, të dy lindur e banues në qytetin e Gjilanit.
Sipas policisë së Shkodrës, arrestimi i tyre u bë për arsye se në pikën e përbashkët kufitare të Muriqanit, në dalje nga Shqipëria për në Malin e Zi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin Golf, që drejtohej nga Ajvazi, poshtë ulëses së pasme, prapa shoferit, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 qese të tejdukshme farmacie, të mbushura me lëndë bimore, në gjendje të tharë, me karakteristika si ajo e kanabis sativa, me peshë 28.6 gram, transmeton BW.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan edhe katër celularë si dhe automjeti me të cilin udhëtonin.








