• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

“Grupi i Sekiraqës” rishfaqet me gangsterizëm

Publikuar: 30.08.2012 - 08:57

Prishtinë, 30 gusht – Kryeqyteti i Kosovës të mërkurën është kthyer në skenë filmi gangsterësh. Dy grupe janë ndeshur mes vete rreth 50 metra nga stacioni i policisë në qendër të qytetit, dhe pas një fjalosjeje të shkurtër ia kanë kthyer tytat e revoleve njëri-tjetrit duke shtënë dhjetë herë në prani të qindra qytetarëve që në atë kohë po kalonin atypari apo po qëndronin në lokalet përreth. Gjatë gjuajtjeve mes vete me pistoleta ka mbetur i plagosur Fisnik Vitija (1982), që i takonte njërit grup të përfshirë në konflikt. Nuk dihet nëse personat e grupit tjetër, që ndryshe njihen si “grupi i Sekiraçës”, të cilët kanë ikur me veturën e tyre, të kenë marrë apo jo plagë nga të shtënat që kanë ardhur nga grupi tjetër. Sipas policisë, përpos dëmeve të vogla materiale nuk është paraqitur ndonjë i lënduar tjetër serioz nga plumbat e shkrepur nga dy grupet.“Sot rreth  orës 12:30 policia  ka marrë informacionin se në rrugën ‘ Rexhep Luci’ në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast tentativë vrasjeje, ku si pasojë e saj është plagosur viktima Fisnik Vitija, i cili është dërguar në QKUK”, tha Borovci.

Sipas tij, policia pas hetimeve të para ka arritur të identifikojë personat e dyshuar, të cilët nga vendi i ngjarjes janë larguar me një veturë të tipit “Mercedes” dhe tani po kërkohen nga policia. “Aktualisht policia është duke marrë të gjitha hetimet operative në mënyrë që të bëhet sa më shpejt arrestimi i tyre”, tha ai.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”  

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell