• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Një i vrarë në Orikum, javë e mbushur me vrasje në Shqipëri

Publikuar: 26.08.2012 - 10:12

Vlorë, 26 gusht - Rrethi i Vlorës është tronditur që në orët e para të mëngjesit të ditës së diel nga një vrasje e ndodhur në qytetin e Orikumit.

Sipas burimeve policore, 45-vjeçari Sokol Veizi gjeti vdekjen e menjëhershme në një lokal në të cilin ndodhej, pasi u qëllua me disa plumba nga autorë ende të paidentifikuar.

Aktualisht, policia është duke hetuar të shkuarën e viktimës dhe pistat që mund të kenë motivuar vrasjen e tij, raporton Top Channel.

Ky krim i shëmtuar vjen pas një jave të mbushur me ngjarje të kronikës së zezë, me disa vrasje të tjera të shënuara gjatë javës.

Ditën e martë, një shtetas u qëllua për vdekje me disa plumba në një lokal në Fier, ndërsa një tjetër vrau bashkëfshatarin e tij me thikë, pasi delet e viktimës po kullosnin në fushën me jonxhë të vrasësit pa miratimin e tij.

Ditën e enjte, në një pritë ndaj dy vëllezërve në Shkodër, njëri mbeti i vrarë dhe tjetri është ende duke luftuar për jetën e tij në spital, ndërsa të premten, dhëndri vrau vjehrin 65-vjeçar dhe veten në fshatin Seman të Fierit.

Gjatë dy ditëve të fundit, ngjarjet e kronikës, fatkeqësisht janë “pasuruar” edhe me disa aksidente rrugore, në të cilat humbën jetën pesë shtetas.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu