• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Arrestohet i forti i “Myslim Shyrit” që tmerronte Tiranën

Publikuar: 20.08.2012 - 10:02

Tiranë, 20 gusht  – Një shtetas u arrestua nga policia e Tiranës gjatë një operacioni të realizuar gjatë ditës së sotme.

Në pranga përfundoi Gjergj Cukali, i njohur për veprimtaritë e tij kriminale në Tiranë. Policia bën me dije se 43-vjeçari u arrestua gjatë një operacioni të organizuar sot, ku u sekuestrua edhe një pistoletë ‘Glok’ me 17 fishekë.

Ky shtetas u arrestua, pasi kërkohej për një vrasje të ndodhur më 5 maj në Tiranë. Ky shtetas është i njohur edhe për një sërë veprimtarish të tjera kriminale, ku ka qenë edhe pjesë e grupit të njohur “Cukali”.

Grupi tashme i quajtur me emrin “Cukali”, i përbërë nga 6 persona të dënuar e qe drejtohej nga Gjergj Cukali, pas konflikteve me një tjetër bande rivale, do të arrinte në pengmarrjen më qëllim vjeljen e një gjobe prej 100 mijë euro të Fatjon Demirlikës. Hetuesit përcaktuan se përplasjet kishin lindur që në Gjermani, ku të dënuarit dyshohej së ishin pjese e një rrjeti droge dhe ishin prishur në pazare.

Pengmarrja e Fatjon Demirlikës do të ndodhte më 17 korrik të vitit 2004, ndërsa grupi është dënuar me 59 vite burg pas gjykimit. Gjykata e Apelit për Krime të Renda e ka dënuar Gurzin me 16 vjet e 8 muaj burg në mungese, kurse 5 anëtarëve të tjerë, nga 73 vjet që dha Shkalla e Parë, në Apel u vendos 43 vite burg gjithsej. Në vitin 2005, kur Fatjon Demirlika ka mbaruar se darkuari me shokët e tij, është drejtuar për në një disko tek ish-Bllokut ne kryeqytet. Por sapo kishte shkuar per te furnizuar makinën në një karburant ne rrugën “Myslym Shyri”, Gjergji Cukali, Ilir Kodumi dhe Ledio Lito, Florian Metallia dhe Eduart Kuka, të armatosur i afrohen makinës, duke e goditur me pjesët metalike të armëve Fatjon Demirlikën.



Ky i fundit merret peng dhe mbahet për dy ditë. Ndërkohë që në këmbim të tij pengmarrësit kërkuan plot 100 mijë euro e që më pas u ul në 50 mijë euro. Me pas, Demirlika është lenë i lirë pasi pengmarrësit kishin frikë se mos binin në prangat e policisë. Në vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, një nga personat, të cilët kishin marrë pjesë në rrëmbimin e Demirlikës ishte edhe vete Durim Gurzi. Ndërkohë që ky i fundit ishte shpallur gjithashtu nga drejtësia shqiptare në kërkim edhe për veprën penale të “vrasjes” se shtetasit Endri Shima, shok i Demirlikës, si dhe ka plagosjes se shtetasit Lorenc Ternaj dhe Ermal Taushllari.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell