Shqiptarja kapet me 25 kg heroinë në kufi të Kroacisë

Artikujt tjerė
- Në kërkim të kosovarit, ka kryer 82 plaçkitje
- Digjen garazhet e Trafikut Urban në kryeqytet (video)
- Në shtëpinë e braktisur në Kukës u gjetën 120 granata
- Në liqenin e Pogradecit gjendet kufoma e 55-vjeçare
- Shqiptarja kapet me 25 kg heroinë në kufi të Kroacisë
- Shtyhet gjykimi i gjashtë serbëve dhe një shqiptari nga veriu
- Konfirmohet aktakuza kundër pesë trafikantëve
- Përdhoset një përmendore e serbëve afër Shtërpcës
- Vetëvritet një polic kufitar maqedonas
- Në Llaushë të Skënderajt 2 të arrestuar për kultivim droge
Dubrovnik, 17 gusht - Një shtetase shqiptare ka përfunduar në pranga në kufirin midis Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi që autoritetet kroate në makinën e saj gjetën rreth 25 kilogram drogë heroinë, informon INA. Policia kufitare e rajonit të Dubrovnik në vendkalimin Karasoviqi, pas dyshimeve paraprake ka ndaluar makinën me targa italiane që drejtohej nga 27 vjeçarja, shtetase shqiptare, e shoqëruar edhe nga një person tjetër i moshës 23 vjeç, gjithashtu shtetas shqiptar.
Doganierët pas kontrollit të detajuar të makinës Citroen ka gjetur 47 pako drogë heroinë me një sasi prej 24,800 gram pluhur heroinë. Kjo sasi e gjetur e heroinës është më e larta në Kroaci gjatë këtij viti. Autoritetet kroate kanë shqiptuar masën e paraburgimit për dy shtetasit shqiptarë.


lindi17.08.2012/18:07
Hajt mashallah edhe shqiptarkat ja pas kan nis mee ba biznes me droga tash,po dojn neve burrat me na kapercy.tung nga gjermanija

Bekimi17.08.2012/14:38
Mos jav qitni emrat se koriteni hahaha






Mergimtari17.08.2012/19:18
Po kur dikush mendon te behet i pasur duke shkatrruar jeten te tjerve,nuk kam as pak dhimbje per ta, por duhet denuar me burg te perjetshem.