• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Viti: Zjarret dëmtojnë dhjetëra hektar me pyje

Publikuar: 15.08.2012 - 15:53

Viti, 15 gusht – Zjarret e ditëve të fundit që kanë përfshirë dhjetarë hektar me pyje, në territorin e komunës së Vitisë dhe Ferizajt, tek vendi i quajtur Bagdat, po shkaktojnë telashe të mëdha edhe për banorët që jetojnë në afërsi të këtij vendi. Imri Emërllahu, këshilltar komunal nga fshati Ramjan, ka thënë se ka tri ditë që në vendin e quajtur Bagdat, ka shpërthyer zjarri dhe përkundër lajmërimit me kohë të këtyre zjarreve institucionet  pak ka bërë që ato ti shuaj. “Pas paraqitjes së këtyre zjarreve kemi lajmëruar në Viti, të cilët edhe përkundër këtij alarmi nuk është ofruar ndihma për ti shuar ato”, ka thënë Emërllahu. Ai ka theksuar se kjo është papërgjegjësi e institucioneve komunale, pasi pos tymit që po shkakton telashe për banorët pyjet janë duke pësuar dëme të mëdha. “Pyjet janë pasuri e vetë qytetarëve dhe institucionet komunale është dashtë të mobilizohen dhe të dalin në vend ngjarje dhe të bëjnë përpjekje për të shuar këto zjarre”, është shprehur Emërllahu. Por sipas Agim Hazirit, drejtor komunal i shërbimeve publike , komuna me gjithë kapacitetet që ka është duke u përballuar me këtë situatë emergjente, mirëpo shtrirja e zjarrit është aq e madhe sa që pos territorit të Vitisë ka përfshirë edhe atë të Ferizajt dhe Gjilanit. “ Pasi për shkak festës në Letnicë një cisternë e zjarrfikësve ishte e angazhuar për të kujdestaruar në këtë lokalitetet, në pyjet e Terpëzës ku ka shpërthyer zjarri kemi intervenuar me pompa dore, por zjarri është i madh dhe nuk mund të përballohet lehtë”, ka thëën Haziri. Kurse Naser Abazi, zv.komandant i shërbimit të zjarrfikësve, është shprehur se me tri pompa dore sa kanë në dispozicion zjarrfikësit është e pamundur që të përballohet zjarri që ka shpërthyer në malet e Tërpezës dhe në Bagdat, prandaj krahas zjarrfikësve të Vitisë në shuarjen e këtij zjarri në terren ka dal edhe shërbimi i zjarrfikësve nga Ferizaj si dhe në ndihmë ka ardhur edhe KFOR-i i cili me helikopter ka hedhur ujë mbi zjarret që kanë përfshirë dhjetarë hektar me pyje.   “Pas asistencës së ofruar nga KFOR-i dje është lokalizuar zjarri, por  pas pak orësh zjarri ka shpërthyer në vende tjera dhe sipas të gjitha gjasave këto zjarre janë të qëllimshme për fshehje të gjurmëve të atyre që kanë dëmtuar pyjet”, ka thënë Abazi, duke potencuar se në këso situatash kur mungojnë autocisternat dhe pompat për shuarjen e zjarrit dhe kur zjarret vendosen qëllimshëm është vështirë që shërbimi i zjarrfikësve të bëjë diçka më tepër për ti lokalizuar ato. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell