• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kronikë Një qytetari nga Radivojci i vjedhin 18 mijë franga dhe një sasi ari

Publikuar: 15.08.2012 - 15:35

Viti, 15 gusht – Policia e Kosovës, ka raportuar të mërkurën se në fshatin Radivojc të Vitisë, ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e qytetarit B.P., i kanë vjedhur atij një sasi të madhe të të hollave dhe arit. Togeri Ismat Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan, ka thënë se më datën 9 gusht 2012 , rreth orës 23.00 në fshatin Radiovojc të Vitisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit   B. P  me ç’rast kanë vjedhur një sasi të hollash  18.000 CHF dhe një sasi ari në vlerë 3000-3500 CHF. Vlera e përgjithshme e vjedhjes është rreth 21.000 CHF. “ Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i patrullës së nënstacionit Pozheran dhe njësiti i hetimeve Stacionit policor në Viti  si dhe  njësiti i hetimeve regjionale dhe njësiti K-9. Persona të dyshuar për këtë rast për momentin nuk ka dhe se rasti i dedikohet njësisë së hetimeve regjionale të policisë së Kosovës”, ka thënë togeri Hashani

 

Komente (2)

prishtina41@hotmail.com16.08.2012/13:12

kurr policija e kosoves me ti zan hajnat kurr hiq po kta hajna jan vet

halori15.08.2012/18:36

Mos të bëjnë shpenzime duke e kërkuar larg.

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CI kthjellėt
Tiranė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell