Vritet 35-vjeçari në arrest shtëpie, i ati i vdes nga infarkti

Artikujt tjerė
- Kronikë Një qytetari nga Radivojci i vjedhin 18 mijë franga dhe një sasi ari
- Në Muriqan një maqedonas arrestohet për drogë
- Ekstradohen pesë shtetas shqiptarë drejt Italisë
- Vritet 35-vjeçari në arrest shtëpie, i ati i vdes nga infarkti
- Prishtina kërkon nga Bullgaria ekstradimin e Hajdarit
- Një i plagosur nga mina në Bablak të Ferizajt
- Ekstradohen në Itali 5 shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar
- Burg pa afat Aldo Hoxhës
- Sekuestrohen 200 rrënjë kanabis, pranga çiftit nga Lazarati
- Babai falënderon të bijën, që e vrau përdhunuesin e saj
Elbasan, 15 gusht- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar sot rreth orës 10:00 të mëngjesit në lagjen Sporti i Vjetër, të qytetit të Elbasanit. Prej të dhënave të para nga vendngjarja mësohet se viktima Gentian Beqiraj 35-vjec ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se viktima ruhej në banesën e tij nga një togë policësh. Policia ka sqaruar se viktima njihej ndryshe me emrin Ardian Metaj, ndërsa dyshohet se ishte autori i vrasjes së një biznesmeni dhe i disa veprave të tjera penale, transmeton BW.
Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i viktimës Gentian Beqiri. I moshuari i sëmurë duket se ka qenë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Nezir Beqiraj ka pësuar infarkt pas ngjarjes dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se janë vënë në gjurmët e autorëve të dyshuar.








Xhevdeti15.08.2012/14:09
Na lodhet me keto informata trishtuese,fajtore nuk jane kriminelet,fajtore jeni ju ne qeveri te cilet nuk i miratoni ligjet me te renda per kriminel keto nuk ndalohen per der sa nuk kendellen Qeverite ne Shqiperi dhe Kosove,keto skena jane trishtuese per shqiptare kurse per armiq tane jane relaksuese.