Prishtina kërkon nga Bullgaria ekstradimin e Hajdarit
Artikujt tjerė
- Prishtina kërkon nga Bullgaria ekstradimin e Hajdarit
- Një i plagosur nga mina në Bablak të Ferizajt
- Ekstradohen në Itali 5 shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar
- Burg pa afat Aldo Hoxhës
- Sekuestrohen 200 rrënjë kanabis, pranga çiftit nga Lazarati
- Babai falënderon të bijën, që e vrau përdhunuesin e saj
- La turistët në Egjipt, arrestohet pronarja e agjencisë
- Në Sukth vetëvaret një 17 vjeçare
- Në autobusin Podujevë-Minhen kapen 15 kg marihuanë, arrestohet Fadil H.
- Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të vdekur
Prishtinë, 15 gusht - Autoritetet kosovare po bëjnë të gjitha përpjekjet ligjore që Lulëzim Hajdari, i arrestuar nga Interpoli në Bullgari, me fletarrestim të lëshuar nga Serbia, të mos transferohet në Serbi, por të sillet në Kosovë, shkruan gazeta Zëri.
Sipas gazetës, të martën, Ministria e Drejtësisë u ka dërguar letër autoriteteve bullgare, përmes të cilës ka kërkuar të refuzohet kërkesa e Serbisë që Hajdari të transferohet atje. Ne sot kemi kërkuar nga autoritet bullgare që të refuzojnë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Lulëzim Hajdarit për shkak se përveç veprës që dyshohet nga Serbia, Hajdari është shtetas i Kosovës dhe dyshohet edhe për një vepër tjetër, që e ka kryer në Kosovë, ka thënë për Zërin Arbër Gegaj, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në MD. Sipas tij, MD-ja është në fazën e përkthimit të dokumentacionit në mënyrë që sa më shpejt të përpilohet kërkesa për ekstradimin e Lulëzim Hajdarit në Kosovë.
Serbia kishte lëshuar vite më parë fletarrestim nën akuzat se Lulëzim Hajdari ka kryer një vrasje në tentativë në qytetin e Podujevës, në janar të vitit 1998.






