E vodhën veturën, u mbytën me të në det

Artikujt tjerė
- E vodhën veturën, u mbytën me të në det
- Rekord: Shoferi i autobusit nga Kosova, 12 orë mbi timon!
- Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, dy muaj arrest shtëpiak
- Fitim Ademi arrestohet nga xhandarmëria serbe
- Arrestohet në Bullgari, me kërkesë të Serbisë
- Shkelet një 70 vjeçar, shoferi nga Prishtina
- Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova
- Tiranë: Humb jetën 57-vjeçari, ra nga kati i dytë i ndërtesës
- Mbi 300 hektarë pyje të djegura në javën e fundit në Kosovë
- Gjirokastër: Sekuestrohen rreth 76 kilogramë marihuanë
Ustica, 12 gusht Dy fëmijë të moshës 13 e 14 vjeçe janë mbytur në det në ishullin italian Ustica në detin Tiren.
Fëmijët të enjten në mbrëmje e kishin vjedhur një veturë Fiat Panda, që ishte parkuar në mol dhe pronari i së cilës i kishte lënë çelësat në veturë. Hipën në të dhe vendosën të shëtisin me të. Por, pas rënies në det ata shumë shpejtë u fundosën, shkruan Corriere della sera.
Ende nuk dihet se a e kanë ndezur veturën, apo vetëm e kanë liruar frenin dhe automjeti ka rrëshqitur për të përfunduar në det, tha zëvendës/prefekti i qytetit Giuseppe Caminita.
I tërë ishulli është tronditur nga kjo ngjarje. Komshinjtë thanë se dy fëmijët ishin nga familje të mira, të mirë dhe të urtë.






