Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, dy muaj arrest shtëpiak

Artikujt tjerė
- 18-vjeçarja vret ish-bashkëjetuesin 45 vjeçar
- E vodhën veturën, u mbytën me të në det
- Rekord: Shoferi i autobusit nga Kosova, 12 orë mbi timon!
- Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, dy muaj arrest shtëpiak
- Fitim Ademi arrestohet nga xhandarmëria serbe
- Arrestohet në Bullgari, me kërkesë të Serbisë
- Shkelet një 70 vjeçar, shoferi nga Prishtina
- Vjedhja e shekullit në Barcelonë, vepër e hajnave nga Kosova
- Tiranë: Humb jetën 57-vjeçari, ra nga kati i dytë i ndërtesës
- Mbi 300 hektarë pyje të djegura në javën e fundit në Kosovë
Gjilan, 12 gusht - Kolegji gjyqësor, i kryesuar nga Ramiz Azizi, kryetar, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj Xhavit Hajdarit, ish-drejtor i spitalit të Gjilanit, i dyshuar për veprën penale marrje e ryshfetit.
Si raporton Rajonipress, pos që i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, kundër Hajdarit është ngritur edhe aktakuza nga ana e Prokurorisë Komunale. Kryeprokurorja komunale, Rabije Jakupi tha se prokurori Esat Ademi e ngarkon Hajdarin për veprën penale marrje ryshfeti.
Ndryshe kjo është aktakuza e dytë që ngrihet ndaj Hajdarit. Aktakuza e parë e ngarkon atë për nxjerrje të vendimeve të kundërligjshme, shpërdorim të pozitës zyrtare, arkëtim dhe pagesa të paligjshme.





