Mbi 300 hektarë pyje të djegura në javën e fundit në Kosovë

Artikujt tjerė
- Mbi 300 hektarë pyje të djegura në javën e fundit në Kosovë
- Gjirokastër: Sekuestrohen rreth 76 kilogramë marihuanë
- Elbasan: Vdesin 2 motra, përplasen nga vetura
- Në aksident trafiku në Mal të Zi vdes shtetasi shqiptar
- Aksidente tragjik në Janinë, vdesin 4 shqiptarë e dy grekë
- Vetëdigjet prifti polak i akuzuar për pedofili
- Vetëm të premten raportohet për 35 të arrestuar
- Dy të burgosur arratisen nga Smrekovnica
- Kërkohet nisja e hetimeve për dhunime në burgun e Lipjanit
- Pesë Krasniqëve, 35.5 vjet burg për vrasjen në restorantin Kështjella
Prishtinë, 12 gusht - Më shumë se 300 hektarë pyje të djegura në javën e fundit në Kosovë nuk do të mund të kthehen në gjendjen e mëparshme. Dy prej më të prekurave nga zjarret ishin ajo e Deçanit dhe ajo e Klinës. Edhe pse ende pa të dhëna zyrtare, thuhet së në rrethinën e Deçanit janë djegur më shumë se 100 hektarë male, përfshirë edhe pjesë të Bjeshkëve të Nemuna. Ndërsa në Klinë, dyfishi: më shumë se 200 hektarë. Përveç kushteve atmosferike, që e ndihmuan zjarrin edhe mungesa e numrit të zjarrfikësve dhe e makinerisë në komunat përkatëse, ndikoi në mosefikasitet në ndalimin e përhapjes së zjarreve, në veçanti mungesa e mjeteve për intervenim nga ajri. Kryetari i Partisë së të Gjelbërve thotë se një prej shkaqeve për këtë fatkeqësi është edhe mungesa e fondeve për emergjenca të tilla.









