Dy shqiptarë tentuan të djegin një gjykatë greke

Artikujt tjerė
- Dy shqiptarë tentuan të djegin një gjykatë greke
- Sekuestrohet 1 ton kanabis në brigjet e Karaburunit
- Një minator humb jetën në galerinë private
- Arrestohet punëtori i Ujësjellësit, ngacmoi të miturën
- Merr ryshfet 50 euro, arrestohet një polic kufitar
- Katër vatra të reja të zjarrit në komunën e Klinës
- Në Demjan grabitësit vranë një e plagosën një tjetër
- Në Mat vritet 70-vjeçari
- Vritet 18-vjeçari në burgun e Shënkollit
- Canabis sativa zbulohet në Moranë të Shkupit
Athinë, 10 gusht - Dy të rinj shqiptarë, banorë prej kohësh në Agrinio të Greqisë, janë arrestuar bujshëm sot nga policia greke, pasi akuzohen për tentativë të shkaktimit të masakrës para gjykatës vendore. Dy emigrantët shqiptarë, 17 dhe 15 vjeç, bëhet e ditur se janë arrestuar në kushtet e flagrancës pasi u janë gjendur edhe disa bomba që janë sekuestruar si prova materiale, transmeton noa.al.
Mediat greke, duke cituar policinë lokale, thonë se shqiptarët ishin duke përgatitur një masakër përpara gjykatës së Agrinios në Aitoliko (Mesologji). Kurse shtojnë se shqiptarë të tjerë janë në kërkim nga policia.
Sot në mëngjes në gjykatë ishin duke u dërguar për vlerësim mase sigurie disa nga personat të cilët ishin përfshirë në ngjarjen e së premtes. Edhe sot në sheshin para gjykatës u mblodhën disa qindra vetë. Gjatë gjithë kohës që ishte situatë e nderë, dëgjoheshin
klithma dhe shpërthime bombash molotov kurse policia e mirarmatosur u përpoq të
merrte nën kontroll situatën, por ia doli vetëm pasi protestuesit u shpërndan.





