• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

12-vjeçari lëndohet nga shpërthimi i granatës së dorës

Publikuar: 06.08.2012 - 22:22

Prizren, 6 gusht – Një fëmijë 12 vjeç nga fshati Kabash i Prizrenit ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e shpërthimit të një granate dore, kanë njoftuar të hënën autoritetet policore të Prizrenit. Sipas tyre, rasti ka ndodhur të dielën në kohën kur viktima ka qenë duke i kullotur delet me ç’rast ka gjetur një mjet të pashpërthyer dhe nga kureshtja e ka përplasur për një gur. “Sakaq granata ka shpërthyer duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore fëmijës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për shërim. Sipas mjekëve të Repartit të ortopedisë, ku tanimë është shtrirë i lënduari, lëndime ka në krahun dhe këmbën e majtë, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Krahas këtij incidenti, pjesëtarët e Policisë kanë regjistruar edhe një rast tjetër të gjetjes së mjetit të pashpërthyer në fshatin Landovicë të Prizrenit.  Në bazë të informatave të dhëna nga policia, një qytetar në afërsi të xhamisë në Landovicë kishte vërejtur një mjet të dyshimtë dhe menjëherë e ka lajmëruar policinë. “Njësiti për çminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka tërhequr mjetin e rrezikshëm”, ka deklaruar togeri Berisha.                                                                    



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu