Policia e Prizrenit nis tri hetime për të shtëna në dasma

Artikujt tjerė
- Një i vrarë e një i plagosur, vetëdorëzohet dorasi
- Arrestime në rajonin e Pejës për krim të organizuar e prostitucion
- Vdes në plazh e moshuara
- Arrestohet grabitësi i armatosur
- Një i zhdukur në Fushë-Krujë
- Një i vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan
- Çiklisti goditet nga vetura dhe vdes
- Plagoset rëndë Shaban Sadriu
- Kapen me drogë në Shkodër 4 të rinj nga Kosova
- Gjatë fundjavës policia konfiskoi 19 armë
Prizren, 6 gusht Pjesëtarët e Policisë së rajonit të Prizrenit gjatë fundjavës së shkuar kanë iniciuar hetimin e tri rasteve në të cilat dyshohet se dasmorët kanë shtënë në ajër me armë zjarri. Për shkak të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK 47, pastaj ka shoqëruar një person në stacionin policor në Prizren dhe ka nisur hetimet rreth një plumbi "qorr"."Policia e Prizrenit ka trokitur në dyert e H. Berishës, i dyshuar për shkaktim të rrezikut përgjithshëm dhe armëmbajtje ilegale. I dyshuari Berisha, gjatë një ahengu respektivisht dasme ka shtënë së paku tre fishekë në ajër nga pushka automatike AK 47 e prodhimit kinez. Policia ka sekuestruar armën në cilësi të provës materiale e cila së bashku me shkresat e lëndës do ti kalojë prokurorisë për procedura të mëtejme gjyqësore", ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.
Sipas tij, një patrullë e policisë kufitare e cila ndodhej në fshatin Gjonaj të Hasit, kishte dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe menjëherë ka reaguar duke e shoqëruar një person nga Lubizhda për në Stacionin policor në Prizren. "Sipas të dyshuarit, ai kishte shtënë nga një pistoletë me gaz e markës Ekol Dille në një dasmë. Arma është sekuestruar ndërsa i dyshuari do të përballet me drejtësinë", ka deklaruar ai.
Togeri policor Berisha ka bërë të ditur se në një rast tjetër një qytetar ka njoftuar policinë në Prizren se përderisa ka qenë i ulur pranë një lokali përballë Stacionit Policor në Prizren, kishte dëgjuar një zhurmë goditëse në kornizën e reklamës së lokalit e më pas kishte vërejtur të binte në tokë një plumb qorr. "Policia ka nisur me hetimin e rastit", ka theksuar Berisha.
Autoritetet e Policisë së Kosovës në shumë raste i kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve familjare të mos i përdorin armët, ngase në të kundërtën do të përballen me ligjin.










gjon frrokupeja07.08.2012/14:52
o ju dasmor tee nderuar akni kjen gjaall para 12 viteve kur shkjau ju largoi nga prizreni pa e shkrep ni plumbë..a trima dasmor bre..shteti i kosoves i ka ligjet e maliqit,njerzit bojn qa te dojn e kan njoftsi boll e lihen te lir sepse kosova eshte aq e vogel sa qe askush smund te denohen ..turp si me kon ne pakistan e somali