• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Për 6 muaj vidhen 6 shtëpi serbe, policia i kap hajnat

Publikuar: 06.08.2012 - 09:30

Gjilan, 6 gusht – Përfaqësuesit serbë të Gjilanit, në mbledhjen e  fundit të Këshillit Lokal të Sigurisë në Bashkësi, kanë kërkuar më shumë siguri nga Policia e Kosovës. Siç janë shprehur ata, kohët e fundit janë shpeshtuar vjedhjet nëpër shtëpitë e komunitetit serb. Anëtari i Komitetit për Komunitete në KK të Gjilanit, Zvonko Tasiq, ka theksuar se kryesisht po dëmtohen shtëpitë e pabanuara, në të cilat, siç ka thënë ai, po vidhen gjësende të vlefshme. Ai ka kërkuar nga policia që të angazhohet më shumë për kapjen e hajnave. Po ashtu, Tasiq ka kërkuar nga policia të jetë më e vëmendshme me dasmorët, të cilët, sipas tij, po shtënë me armë dhe po i shqetësojnë banorët serbë nëpër fshatra. Tasiq, gjithashtu, ka kërkuar mirëkuptim ndaj komunitetit serb, nëse veturat e tyre kapen pa targa nëpër rrugë. “Po mungojnë targat në qendrat e regjistrimit, prandaj për këtë nuk bën të gjobiten qytetarët që hasen në rrugë, sepse s’është faji i tyre”, është shprehur ai. Sahadete Sadiku, përfaqësuese  e  Policisë për Siguri në Bashkësi, ka thënë se në 7 raste të mëhershme të vjedhjes së pronave, prej të cilave 6 kanë qenë shtëpi të zbrazura të komunitetit serb, pasi pronarët e tyre janë jashtë shtetit, policia ka arritur t`i identifikojë 6 të dyshuar, njëri prej tyre i mitur, dhe të gjithë janë arrestuar dhe janë proceduar në gjykatë. Sa i përket çështjes së përdorimit të armëve në gazmendet familjare, Sadiku u ka bërë thirrje dasmorëve që të mos i përdorin armët, sepse do t`u konfiskohen, siç ka ndodhur në disa raste. Ndërkaq për automjetet pa targa Sadiku ka sqaruar se regjistrimi i automjeteve është në përgjegjësi të nivelit qendror, derisa ka theksuar se nëse drejtuesi i automjetit i ka me vete dokumentet e regjistrimit të kompletuara, policia nuk do ta ndëshkojë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell