• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tre të arrestuar për drogë, e tre për prostitucion

Publikuar: 02.08.2012 - 16:23

Prishtinë 2 gusht - Në tri raste të ndara arrestohen tre të dyshuar për substancë narkotike dhe tri të dyshuara për marrje me prostitucion, raporton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovës.

Më 1 gusht në Mitrovicë janë arrestuar dy meshkuj, shtetas të Kosovës, me përkatësi kombëtare serbe. Ata u arrestuan me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale posedim ilegal i narkotikëve.

Arrestimi i tyre, njofton policia, u bë  pasi gjatë një kontrolle policore në oborrin e shtëpisë së tyre, e cila gjendet në  rajonin e Mitrovicës, janë gjetur dhe konfiskuar 229 bimë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.

Pas intervistimit,  me vendim të prokurorit ata janë dërguar në qendër të ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Të dyshuarit e arrestuar janë: D.  S. e S.S., që të dy serbë, shtetas të Kosovës.       

Po në të njëjtën datë njësia e hetimeve të stacionit policor në Malishevë ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit F. D. , shqiptar, shtetas i Kosovës. Në shtëpinë e tij, në një fshat të komunës së Malishevës, dhe gjatë bastisjes janë gjetur disa armë, municione dhe disa fara që dyshohet të jenë fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Armët e gjetura dhe tashmë të konfiskuara në shtëpinë e të dyshuarit janë: një armë e gjatë M-48, me pesë  fishekë, një armë gjuetie Magnum Turke, katër fishekë, tre gëzhoja të pistoletës ( 9 mm ), një brisk me patentë, një kapele parukë, dhe dy qese te vogla substancë e dyshimtë narkotike nga 0. 76 gram (lloji marshuan)

Të dyshuarit pas intervistimit i është shqiptuar po ashtu masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme.

Edhe një rast tjetër, i trajtuar nga policia po në të njëjtën datë, ka rezultuar me arrestimin e tri femrave të dyshuara se kanë kryer veprën penale “marrje me prostitucion”.

Më 1 gusht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) - sektori qendror ka arrestuar tri femra, të cilat dyshohet që kanë kryer veprën penale Mundësim në prostitucion.

Të dyshuarat tashmë të arrestuara janë: N. K. (1979), femër, shtetase e Kosovës, dhe     M. A. (1977) e G. K.  (1988), që të dyja femra, shtetase të Shqipërisë. Të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe më pastaj lënda do të procedohet në prokurori.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu