• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Turisti irlandez në Berat e bën gruan për spital

Publikuar: 02.08.2012 - 10:43

Berat, 2 gusht  – Një irlandez me qëndrim të përkohshëm në Berat, rrahu për spital të shoqen, me të cilën ka vendosur të divorcohet, transmeton njoftimin Start.

Çifti kishte ardhur si turistë në Shqipëri, por pushimet duket se nuk u kanë shkuar edhe aq në paqe, pasi ata janë grindur në vijimësi.

Bëhet fjalë për shtetasin Pol  Doyle 63 vjeç, i cili ka dhunuar gruan e tij Natalia Doyle, 56 vjeçe, nga Dublini. Gruaja e denoncoi dhunën në polici, ku forcat e rendit e morën në pyetje për të sqaruar ngjarjen. Gruaja bëri edhe një vizitë në spital, ku përveç mjekimit, mor edhe një raport dhe më pas shkoi në polici.

Pasi u morën në pyetje, ata u lanë të lirë. Në fakt, i gjithë sherri kishte nisur për ndarjen e pasurisë së çiftit të moshuar, që ishte martuar pak kohë më parë, por duket se nuk u ka zgjatur shumë martesa. Tashmë, çifti do të udhëtojë për në vendlindje për t’i dhënë vulën përfundimtare të ndarjes.

 

Komente (1)

sipas vendid kuvendi02.08.2012/14:35

sipas vendit kuvendi

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu