• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sekuestrohen armë e municione në Kumanovë dhe Shkup

Publikuar: 29.07.2012 - 21:39

Shkup, 29 korrik - Në dy aksione të ndara policore, një në Kumanovë dhe tjetri në Shkup, është sekuestruar sasi e madhe armësh, municionesh dhe lëndësh eksplozive. Në aksionin e realizuar në fshatin Çetirce të Kumanovës janë bastisur shumë objekte banimi të 35 vjeçarit me iniciale P.S., në oborrin e të cilit janë gjetur dy mina anti-tank, kapsolla, bomba dore, pushkë automatike dhe municion. Ky armatim sipas personit P.S., i takonte një shokut të tij, po ashtu nga Kumanova, i cili ia kishte sjellë të paketuara në vitin 1999 për t’i mbajtur vetëm një ditë, ndërsa sot e kësaj dite nuk i kishte marrë ato.

Ndaj personit P.S. dhe shokut të tij J.S., 32 vjeç, po ashtu nga Kumanova, është ngritur padi penale për armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh, si dhe u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Personit J.S. këto masa i janë shqiptuar në mungesë, pasi ai gjendet me punë të përkohshme në Afganistan, njofton Alsat-M.

Ndërkaq, në aksionin e dytë policor të realizuar në fshatin Patishka Reka të Shkupit, policia ka ngritur padi penale kundër 22 vjeçarit me iniciale H.A., 52 vjeçarit me iniciale Z.K. dhe 53 vjeçarit me iniciale Z.J. për vepër ‘trafik armësh dhe armëmbajtje pa leje’. Bastisjet janë realizuar në shtëpitë e pesë personave, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell