Konflikt për pronën, plagoset me armë zjarri 27-vjeçari

Artikujt tjerė
- Konflikt për pronën, plagoset me armë zjarri 27-vjeçari
- Sulmohet vetura e një zyrtari në Leposaviq
- Letërporosia e EULEX-it në Tiranë
- Kapen 104 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek
- Ish-agjenti Naim Miftari dëshmon sot kundër SHIK-ut
- Durrës, kapet kontejneri me cigare nga Kina
- Zbulohet arsenal revolesh, arrestime në Podujevë dhe Obiliq
- Naim Miftari dëshmon nesër në procesin Bllaca 2
- Gjykata Supreme refuzon ankesat për një rast të vrasjes
- Rritet numri i pacientëve nga aksidentet në trafik
Kukës, 26 korrik - Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në komunën Grykë-Çajë të rrethit të Kukësit, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit B. Matraxhiu, i cili është plagosur.
I plagosuri është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr ndihmën e parë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur për një konflikt të vjetër pronësie midis autorëve dhe të plagosurit.
Si njofton agjencia Noa, uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar autorët e plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.










