• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Arrestohen biznesmenë e policë maqedonas

Publikuar: 20.07.2012 - 20:14

Prilep, 20 korrik – Inspektorë policorë të më shumë qyteteve nga Maqedonia, tash e 24 orë janë duke bastisur shumë zyra të firmave dhe banesave në Prilep, ndërsa me leje të Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Prilep janë arrestuar më shumë njerëz, një pjesë të punësuar në MPB, por edhe pronarë të firmave private.

Policia ka arrestuar dy pjesëtare të MPB-së të punësuar në stacionin policor në Prilep, që sipas informacioneve kanë qenë nënë dhe bashkëshorte të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa njëra nga to është e punësuar në qeveri.

Si merr vesh Zhurnal, zyrtarët policorë janë arrestuar për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bastisje më e madhe është bërë në firmën “Jodezma”, ku janë marrë kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve, si dhe mjete për komunikim, celularë etj.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell