• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai

Publikuar: 15.07.2012 - 18:05

Zürich, 15 korrik – Në një konflikt në mes të dy të rinjve para një klubi të njohur të Zürichut (Kaufleute), natën mes së shtunës dhe së dielës, ka humbur jetën një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova, me shtetësi zvicerane. Ai ka rënë viktimë e therjes me thikë nga një i ri tjetër 20 vjeçar, i cili ka ikur nga vendi i krimit. Rrjedha e ngjarjes së përgjakshme ashtu sikundër edhe motivet, ende nuk dihen. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

23 vjeçari i vrarë, nga Hombrechtikoni i Zürichut kishte shkruar së bashku me mikeshën e vet dhe një shoqërues (që sipas disa burimeve të albinfo.ch është vëllai i viktimës) 20 vjeçar në klubin e njohur të argëtimit. Ata tre, për arsye ende të panjohura, rreth orës 3 e 30 të mëngjesit bien në konflikt me një vizitor tjetër të klubit. Sigurimi i klubit e nxjerr jashtë viktimën e ardhshme dhe vëllanë e tij.

Ndërkaq, kundërshtari i tyre i kishte ndjekur dhe kështu, në rrugë, jo larg klubit, fillon konflikti i hapur mes tyre, njoftojnë mediet zvicerane.

Shqiptari 23 vjeçar nuk u ka bërë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 4 të mëngjesit, para hyrjes së klubit. Shoqëruesi i tij ka pësuar po ashtu plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është dërguar në spital. Edhe ai është në rrezik për jetën. Sipas burimeve të Albinfo, i vrari dhe i plagosuri janë shqiptarë të Kosovës me mbiemrin Morina.

Vrasësi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, vazhdon të jetë në arrati.

Komente (2)

ndalee17.07.2012/05:40

TV tona Gazetat emisionet por edhe Facebooku tani duhet ti ket kto tema ..qe rinia tu ike ktyre incidenteve problemeve,kacafytjeve etj..

Suzana16.07.2012/13:25

Deri kur me ... sje,per asgje?!!!
Ndali zot keto te keqija,nder shqipetare.

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell