Tiranë: Zjarr i madh në një punishte druri, digjen 2 banesa

Artikujt tjerė
- Tiranë: Zjarr i madh në një punishte druri, digjen 2 banesa
- Aksident te Kukësi - dy të vdekur e 3 të plagosur
- Lirohen katër shqiptarët e arrestuar nga EULEX-i
- Aksident fatal trafiku në Prilep të Deçanit
- Arrestohet bashkëshorti i shqiptares së djegur para 2 vitesh
- Masakër në Shëngjin, tre të vrarë
- Shtatë të arrestuar për drogën e fshehur në goma të eskavatorit
- Vetëdorëzohet i dyshuari për sulm ndaj personave zyrtarë në Leposaviq
- Automjeti i vjedhur në Prishtinë identifikohet në Leposaviq
- Policia e Kosovës kap edhe 250 kg narkotikë
Tiranë, 14 korrik - Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në mbrëmje në një punishte druri në Tiranë dhe ka qenë aktiv për rreth 1 orë, siç deklarojnë banorët. Nga flakët e mëdha janë djegur tashmë edhe dy banesa, ndërsa janë evakuuar banorët e zonës. BalkanWeb raporton se në rrezik janë edhe 6 banesa të tjera.
Punishtja ndodhet në rrugën 5 Maji, ndërsa për të shuar flakët kanë shkuar në vendin e ngjarjes forcat zjarrfikëse, autoambulanca dhe ato të policisë. Mësohet se për të shuar zjarrin janë aktivizuar edhe forcat e ushtrisë.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa policia nuk raporton për persona të lënduar. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije paraprakisht se, zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale në punishte.





