Aksidentohet një familje kosovare, dy të vdekur

Artikujt tjerė
- Policia e Kosovës kap edhe 250 kg narkotikë
- Vrasja e 8-vjeçarit, pranga dy personave
- Kapet rrjeti ballkanik i trafikimit të emigrantëve, mes tyre 8 shqiptarë
- Varrezat turke në Manastir përfshihen nga zjarri
- Stuhia në Tetovë merr jetën e një 4 vjeçare
- Sulmohet djali i ministrit Agani
- Big Mama pëson aksident, vdes shoqëruesi i saj
- Zyrtari policor plagos doganierin në Vërmicë
- Vetëvrasje me medikamente
- Gjendet një celular-bombë pranë një karburanti
Kukës, 11 korrik - Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin rrugor Kukës-Kalimash.
Viktimat janë identifikuar si Urata Kurti 10-vjeçe dhe Agim Kurti 54-vjeç, ndërkohë që mësohet se kryefamiljarja, Agime Kurti pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku thuhet të jetë në rrezik jete.
Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushime verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti Wolsvagen, me të cilin ata udhëtonin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me anësoret, për të përfunduar në një kanal, transmeton Balkanweb.
Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


merita gashi12.07.2012/13:40
Interesant, gati ne te gjitha fatkeqesite qe po ndodhin ne Shqiperi, ku njera pale jane kosovar, fajtore po jane kosoveret. Kjo po me duket pak e dyshimt.

Irfan12.07.2012/13:27
Ngushlime familjes Kurti

negi12.07.2012/07:11
Ngushllime për familjarët e tyre,dhe një këshillë për gjithë vozitësit,keni shum kujdesë.

gazi11.07.2012/23:41
ngushllime familjes, me te vertet nje rast i rende, zoti u a lehtesoft dhembjen familjes.






eli12.07.2012/14:07
ngushllime