Zvicër: Merren masa kundër hakmarrjes ndërshqiptare

Artikujt tjerė
- Policia e Kosovës kap edhe 250 kg narkotikë
- Vrasja e 8-vjeçarit, pranga dy personave
- Kapet rrjeti ballkanik i trafikimit të emigrantëve, mes tyre 8 shqiptarë
- Varrezat turke në Manastir përfshihen nga zjarri
- Stuhia në Tetovë merr jetën e një 4 vjeçare
- Sulmohet djali i ministrit Agani
- Big Mama pëson aksident, vdes shoqëruesi i saj
- Zyrtari policor plagos doganierin në Vërmicë
- Vetëvrasje me medikamente
- Gjendet një celular-bombë pranë një karburanti
Solothurn, 11 korrik - Afër një javë pas vrasjes së dyfishtë të dy shqiptarëve nga Kosova në Oensingen, prokuroria e Solothurnit ka nisur ndjekjen penale ndaj dy meshkujve të dyshuar për vrasje të shumëfishtë me paramendim. Babai me të birin, të dyshuar për vrasjen, janë në burgun e hetimeve.
Veç për vrasjen, dy të arrestuarit po hetohen edhe për tentim-vrasje të mysafirit 43 vjeçar, i cili kishte bërë përpjekje të ndihmonte viktimat.
Dy personat që pandehen si vrasës, janë po ashtu babë dhe bir, shqiptarë të Kosovës të cilët kanë edhe shtetësinë zvicerane.
Në të njëjtën kohë, në Kosovë, në fshatin Zllapuzhan të Suharekës është bërë sot varrimi i dy të vrarëve. Siç ka bërë të ditur për albinfo.ch, pronari i një shërbimi për transportimin e kufomave me seli në Solothurn, kufomat është dashur të barteshin paraditen e sotme në Kosovë.
Duke mos dashur t`i publikohet emri, ai konfirmoi se kufomat i ka marrë të hënën, pra katër ditë pas vrasjes. Deri të hënën prokuroria kompetente nuk i ka dorëzuar kufomat për shkaqe mjeko-ligjore dhe procedurale, ka bërë me dije ai për portalin Albinfo.
Sipas njoftimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, konflikti në mes të dy familjeve kishte lindur në lidhje me bashkëshorten e të vrarit (Përparim B., 26 vjeç), ndërsa të dyshuarit për vrasje janë babai respektivisht vëllai i saj.
Pas tragjedisë së rëndë, policia kantonale po bën përpjekje të parandalojë konfliktet e mundshme në të ardhmen në mes të dy familjeve. Veç tjerash, siç ka thënë zëdhënësja e policisë së Solothurnit, Melanie Schmid në televizionin publik të Zvicrës dhe sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SDA, policia ka kërkuar bisedime me një pjesëtar të familjes së dëmtuar.
Kjo është bërë për të evituar ndonjë sulm eventual hakmarrës, ka thënë zëdhënësja. Në këtë drejtim, ka shtuar ajo, policia ka ndërmarrë një numër masash në kuadrin e mundësive që i jep ligji.


te kfjellemi12.07.2012/04:09
Sa ndarjet bahen ne Perendim apo mbi 6070 jane te ndare sikur te fillonin me ... sje per Moral sdo te mbetej asnje qytetar ...Larg jemi dhe kjo krejt kjo sjell pasoja tjera qe vjen te hakmarrja dhe rrethi vazhdon.Stop te shohim si sillet bota me ne fund e jo ... sje..

suhareka11.07.2012/23:36
nuk e di peja sa e kuptove po ktu po behet fjal per qeshtje familjare,keta X personat i paskan ... dhendrin dhe vjehrrin e vajzes.

Shaban Haliti11.07.2012/23:09
po per shkak te vjazave, po tregon edhe shkrimi, por ketu ne CH hala po ... hen se spo shkojn ne KS me kqyr se qysh kan perparu? A din dikush mem tregu sa HoteleMotele jan ne KS edhe ato neper ara e male ku normal sishin dasht te ishin hiq.
Qka u qun peshe mere me u marr kaq shume me hoteleri??!!!

peja11.07.2012/21:46
ka hup morali tek shqiptaret krejt sigurish vrrasjaet jan ba per shka vajzave








kojshija13.07.2012/08:53
na rujt zoti prej dakikit ligse kjo famile e pejs ngjifet si familja ma mira e ma esjellshma mea e edukumja po qe momenti i lig gjzna per dz palt