Në Itali vdes shqiptari 49-vjeçar nga vapa

Artikujt tjerė
- Në Itali vdes shqiptari 49-vjeçar nga vapa
- Në Kosovë kapen nëntë falsifikues të rrezikshëm
- Konfirmohet aktakuza një trafikanti të njerëzve
- Aksidentohet autobusi në Maqedoni, 30 ushtarë të lënduar
- Supremja urdhëron rigjykim në rastin e korrupsionit në polici
- Antidroga arreston 12 persona, DokuFest distancohet
- Policia gjen 67 kg kanabis sativa në Kanalin e Korfuzit
- Vrasësi i 32-vjeçarit në Kukës del se ishte i vëllai
- Fle shoferi, 1 i vdekur 2 të plagosur
- Konfirmohet aktakuza kundër 6 të dyshuarve për vjedhje në Spanjë
Spezia, 11 korrik - Ishte duke prerë barin në një vresht, kur papritur e ka kapur një dhimbje fatale. Ka vdekur kështu Bajram Domi, një punëtor bujqësie, 49 vjeç, i lindur në Durrës, por rezident në Itali prej disa kohësh, por që këtë pasidite, pak para orës 16 u shtri përtokë. Lajmin e bën të ditur gazeta lokale La citta dellla Spezia.
Një infarkt, që e bëri të kotë edhe ndërhyrjen në spital. Pikërisht në spitalin SantAndrea të Spezias, ku vajti i ndarë nga jeta, i ndjekur nga bashkëshortja, edhe ajo shqiptare, e cila u gjend përpara tragjedisë, shkruan shekulli Në fillim u mendua për një shok anafilatik, i shkaktuar nga pickimi i ndonjë grerëze apo blete, por me gjasë ka qenë i nxehti dhe fakti se ndoshta burri ishte mbipeshë ato që provokuan infarktin.







