• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Në Kosovë kapen nëntë falsifikues të rrezikshëm

Publikuar: 11.07.2012 - 15:39



Prishtinë, 11 korrik - Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona, të gjithë shtetas të Kosovës, pas një aksioni të suksesshëm në ndalimin e veprimtarisë të falsifikimit të dokumenteve. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, është shprehur mjaft i gëzuar me rezultatin e këtij operacioni.

“Kemi të bëjmë me një organizatë të krimit të organizuar, që nuk ka karakter vetëm rajonal, por edhe më të gjerë. Bëhet fjalë për falsifikim të dokumenteve me  makineri të sofistikuar dhe po ashtu trafikim të emigrantëve. Kjo ka qenë një pengese tek shumë shtete që i ka bërë skeptikë për liberalizimin e vizave, por pas këtij operacioni presim që kjo të ndryshojë”, është shprehur ministri Rexhepi.

Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Gruda, bëri të ditur se kanë të bëjnë me falsifikues më të sofistikuar deri më tani, nga të cilët ishin prodhuar të gjitha llojet e dokumenteve. Për dokument  të falsifikuar është paguar nga dy mijë deri në tre mijë euro, bëri të ditur Gruda.

Të njëjtën ditë kur është zhvilluar operacioni në një shtëpi në Çagllavicë, policia e Maqedonisë, falë bashkëpunimi me PK-në, ka kryer edhe një operacion në territorin e shtetit fqinjë, ku janë bërë disa arrestime.

 

Komente (2)

wien11.07.2012/22:01

o valla sen nuk po bani se peshqit e mdhaj jan ulur me ju edhe ni boss mafije kishte thyr kemben dhe ministri rexhepi e ka vizitu kam qe prezent turp

quni11.07.2012/21:51

krej fallcet vijn nga serbia i shesin shqiptarve dokumenta ja marin paret e sebt e kosoves pasurrohen e policia e kosoves flen me qeverin tan te koroptume

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell