Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Rugovë të Pejës
Artikujt tjerė
- Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Rugovë të Pejës
- Në Itali arrestohen 4 shqiptarë trafikantë droge
- Xhabir Zharku ende nuk ka marrë vendimin për dënimin me burg
- Doganierët italianë konfiskojnë 50 kg ari në kufirin me Zvicrën
- Rrëmbyesit e maskuar sulmojnë recepsionistin
- Autostrada e mbyti edhe një punëtor
- Katër të vdekur e dy të plagosur nga aksidenti afër Elbasanit
- Rasti Medikus: Në mungesë të Dick Martyt dëshmojnë dy izraelitë
- Itali: Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, në pranga edhe 8 shqiptarë
- Kapen barna gjatë tentimit për kontrabandim
Pejë, 19 qershor- Të martën është gjetur i vdekur një person në lumin e fshatit Malaj të Rugovës së Pejës, ndërsa policia ende nuk ka konfirmuar rrethanat e vdekjes. Në mëngjesin e së martës, policia kishte pranuar informatën dhe më pas kishte dalë në vendin e ngjarjes. E tërë procedura hetimore dhe e shikimit të vendit të ngjarjes ishte udhëhequr nga prokurori publik i qarkut, ka bërë të ditur policia.Viktima 43-vjeçare, R. Kurbogaj, identitetin e të cilit e kishte mësuar policia, ka qenë i lindur dhe banues i fshatit Zahaq të Pejës.
Njësitet e hetuesisë janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të sqaruar të gjitha rrethanat e vdekjes, ndërsa, sipas hetimeve të para dhe dëshmitarëve të intervistuar, rasti mund të ketë ndodhur rreth orës, 00:30 të ditës së martë, njofton policia.
Hetimet rreth gjetjes së shkakut të vdekjes së viktimës do të vazhdojnë në ekzaminimin e ekspertëve të mjekësisë ligjore, në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë, ku viktima është dërguar atje me urdhër të prokurorit të qarkut, ka njoftuar Zyra për informim.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Xhevat Ibra, rasti do të vazhdojë të procedohet në Prokurorinë Publike nga Njësiti i Hetimeve Rajonale të Pejës.






