Xhabir Zharku ende nuk ka marrë vendimin për dënimin me burg

Artikujt tjerė
- Supremja e shfajësoi Riza Kukën nga akuza për shpërdorim
- Kapen 12 kg drogë në kufi me Malin e Zi
- Babë e bir vrasin me thikë 44 vjeçarin
- Marrësit e veshkave i shohin doktorët e Medicusit si engjëj
- Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Rugovë të Pejës
- Në Itali arrestohen 4 shqiptarë trafikantë droge
- Xhabir Zharku ende nuk ka marrë vendimin për dënimin me burg
- Doganierët italianë konfiskojnë 50 kg ari në kufirin me Zvicrën
- Rrëmbyesit e maskuar sulmojnë recepsionistin
- Autostrada e mbyti edhe një punëtor
Prishtinë, 19 qershor - Mbrojtja e Xhabir Zhakut po pret aktgjykimin e shkruar për dënimin me burgim prej 3 vjetësh të ish-kryetarit të Kaçanikut, me të cilin do të fillonte zbatimi i këtij vendimi dhe rrjedhimisht edhe masa e burgimit për Zharkun. Sipas avokatit mbrojtës, kjo procedurë zgjat 4 deri në 6 muaj bazuar në praktikat e deritashme. Por, Kodi i Procedurës Penale parasheh që aktgjykimi i shpallur të përpilohet me shkrim brenda 30 ditëve në raste kur i dënuari nuk është në paraburgim.Xhabir Zharku është shprehur i gatshëm të shkojë në burg, por këtë do ta bëjë vetëm kur të marrë vendimin e shkruar nga Gjykata.
Megjithëkëtë, në një bisedë për KTV-në, ai nuk ka dashur shumë të flasë për mosfillimin e zbatimit të vendimit për dënim trevjeçar me burgim.
Unë nuk merrem me këto, flisni me avokatin, jam i gatshëm me zbatu vendimin, kur te marrë . . . , thotë Xhabir Zharku, ish-kryetar i Kaçanikut.
Por, mbrojtja e Zharkut, thotë se është duke pritur aktgjykimin e shkruar, duke shtuar se në bazë të praktikave, kjo procedurë merr kohë me muaj.
Por, sipas nenit 395 të Kodit të Procedurës Penale, aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim brenda 30 ditëve në raste kur i dënuari nuk është në paraburgim.
Po sipas këtij neni, nëse kjo nuk ndodh, atëherë, gjyqtari duhet ta informojë kryetarin e gjykatës përkatëse për arsyet e mospërpilimit, kurse kryetari ka obligim të ndërmarrë masa, në mënyrë që ky aktgjykim të shkruhet brenda 30 ditëve.
Vendimi i Gjykatës Supreme në rastin e Xhabir Zharkut është marrë tash e 40 ditë, më 8 maj.
Megjithëse është vendim i prerë i shkallës më të lartë, i Gjykatës Supreme, mbrojtja thotë se do të shfrytëzojë masa të jashtëzakonshme juridike kundër këtij vendimi.
Por, sipas nenit 442 të Kodit të Procedurës Penale, procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet dhe të kërkohet rishqyrtim, por kjo nuk ndalon ekzekutimin e vendimit.
Raste të ngjashme kur aktgjykimet nuk janë shkruar me kohë, ka pasur edhe më herët në Kosovë.
Një gjë e tillë kishte ndodhur kundër Rrustem Mustafës dhe Grupit të Llapit.







