Katër të vdekur e dy të plagosur nga aksidenti afër Elbasanit

Artikujt tjerė
- Autostrada e mbyti edhe një punëtor
- Katër të vdekur e dy të plagosur nga aksidenti afër Elbasanit
- Rasti Medikus: Në mungesë të Dick Martyt dëshmojnë dy izraelitë
- Itali: Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, në pranga edhe 8 shqiptarë
- Kapen barna gjatë tentimit për kontrabandim
- U gjet trupi i fundosur në Batllavë
- Nëna akuzohet për vrasjen e të birit 20 muajsh
- Një 24 vjeçar fundoset në liqenin e Batllavës
- Malishevë: Vdes nga ethet hemorragjike nxënësja 16 vjeçare
- Tiranë: Eksploziv në makinën e policit, nuk ka të dëmtuar
Katër viktima dhe dy të plagosur janë pasojat e një aksidenti të ndodhur në orët e para të së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës.
Viktimat janë Leonard Xhaferri, 25 vjec, Spartak Bakalli, 26 vjec dhe Taulant Haxhija 26 vjeç.
Dy prej viktimave humbën jetën në vendngjarje ndërsa bëhet e ditur se viktima e tretë, Taulant Haxhija ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu mësohet se dy të plagosurit, Indrit Kasa, 19 vjec, Robert Karaj, 24 vjec dhe Serjan Tafani, 28 vjec, ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Sipas burimeve të para bëhet e ditur se 6 personat udhëtonin me një mjet të tipit Mini Cooper, me targë CF 576 EN, i cili drejtohej nga shtetasi Spartak Bakalli dhe që për shkaqe ende të pa ditura u përplas me një shtyllë.
Policia mbërriti në vendgjarje për të hetuar mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.








