• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Veliu u kërkon llapjanëve të mos ndezin zjarre për 1 Maj

Publikuar: 29.04.2012 - 11:50

Podujevë, 29 prill – Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka kërkuar nga qytetarët llapjanë që të mos ndezin goma e gjëra tjera për festën e punëtorëve. Në të kundërtën, Veliu i ka kërcënuar ata se do të gjobiten nga inspektorët e ambientit të gjitha ata që ndezin zjarre për 1 Maj.  

“Është momenti dhe koha e fundit që t’i shmangemi dhe t’i parandalojmë disa praktika të më hershme, me të cilat është dëmtuar rënd ambienti, shëndeti i qytetarëve e në veçanti shëndeti i fëmijëve. I ftoj qytetarët, sidomos institucionet  arsimore, por edhe prindërit të ndikojnë tek fëmijët dhe te të rinjtë që mos të shkaktojnë ndezje të zjarreve nga goma, plastika dhe kemikale të  ndryshme. Sepse, më të dëmtuarit janë vetë fëmijët të cilët nuk i dinë pasojat e rënda të kësaj dukurie”, ka thënë Agim Veliu nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Për çdo shoqëri, ka thënë ai, mjedisi është pasuria dhe mirëqenia më e vlefshme dhe duhet të kultivojmë një traditë të mbrojtjes së mjedisit.

Nëpërmjet kësaj komunikate për shtyp, Veliu ka kërkuar nga inspektorët e ambientit që t’i ndëshkojnë me gjoba në bazë të Ligjit të gjithë ata qytetarë të cilët i kapin duke ndotur ambientin me ndezje të zjarreve.

“Po ashtu i thërras organet policore që të ndihmojnë në këtë drejtim dhe të bashkëpunojnë me inspektorët për të qenë veprimi për parandalim dhe mbrojtje sa më efikas”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu