INPO-ja fton qytetarët e Ferizajt të votojnë

Artikujt tjerė
- INPO-ja fton qytetarët e Ferizajt të votojnë
- Shoqëria civile thërret ferizajasit të dalin në votime
- Shqyhen posterët e Vetëvendosjes në Gjilan
- Lapidar dhe kullë për dëshmorët e Prilepit
- Në Mejë nisi ndërtimi i Memomrialit për të zhdukurit
- Qytetarët pajisen me certifikata edhe në Viti të Marecit
- Për festën e Një Majit, në Gërmi pa vetura
- Gjakova ndërton Kampusin universitar
- Identifikohen mbetjet mortore të 3 viktimave
- LDK akuzon PDK-në se po përdorë nxënësit për fushatë
Ferizaj, 28 Prill Në ditën e heshtjes elektorale, pas pesë ditësh fushatë, ishte OJQ INPO e cila me një performansë senzibilizuese ftoi qytetarët ferizajas që të dalin sa më masivisht në votim. Sipas zyrtarëve të INPO-s, prej kohës kur KQZ-ja kishte paralajmëruar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Ferizajt kishte filluar fushatën për sensibilizimin e qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë në numër sa më të madh.
Gjatë kësaj kohe fushata e INPO-s ishte e ndarë në tri pjesë dhe kishte në theks të veçantë tri kategori të shoqërisë,votuesit për herë të parë, ata që kanë fituar të drejtën e votës me arritjen e moshës madhore si dhe të rinjtë .
Po ashtu INPO ka shpërndarë edhe fletushka informuese për maturantët e shkollave të mesme të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhje. Tetëmbëdhjetë vjeçarët ferizajas nuk ishin lajmëruar nga KQZ-ja, për mënyrën e votimit dhe vendin se ku duhet të votojnë, prandaj INPO e kishte parë të arsyeshme që përmes fletushkës informuese ti bëjë thirrje tetëmbëdhjetë vjeçarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe ti orientojë që të drejtohen në zyrën e KKZ-së për të mësuar vendin e votimit të tyre. Shkrepe Votën dhe Mos i lë të tjerët të vendosin për ty, pa ty kanë qenë mesazhet të cilat kanë përbërë këtë pjesë të fushatës, gjithmonë duke u treguar të rinjve se ata duhet të marrin pjesë në vendimmarrje përmes votimit.
Të shtunën, pikërisht në ditën kur aktivitetet e partive politike pezullohen, INPO ka përmbyllur fushatën me mesazhin drejtuar qytetarëve Qytetar, Qeverisja fillon nga Ti Voto!.






