Drejtoria e Arsimit e Klinës shpërfill konkursin

Artikujt tjerė
- Prizren: Marsh protestues i Vetëvendosjes kundër zyrtarëve komunalë
- Projektet infrastrukturore dëmtojnë trotuaret dhe rrugët e Gjilanit
- Drejtoria e Arsimit e Klinës shpërfill konkursin
- Kllokoti eviton rrezikun e vërshimeve me donacionet zvicerane
- Tri arsimtare padisin Drejtorinë e Arsimit të Klinës
- Antikrimi ekonomik heton një projekt në Kaçanik
- Handikos me protestë i kërkon RTV Mitrovicës tia kthejë objektin
- Komuna e Prizrenit nuk e vazhdon një projekt me donatorin zviceran
- Zyrtarët e Prishtinës lëvdohen për pengimin e ndërtimeve pa leje, opozita e pakënaqur
- LDK-ja e Vetëvendosje bashkojnë forcat në Prizren kundër Mujës
Klinë, 5 mars- Drejtoria e Arsimit në Klinë nuk e ka respektuar kriterin bazë për punësimin e kandidatëve në vend të punës në arsim, duke punësuar një arsimtare në shkollën e Klinës dhe një këshilltar të vetin në DA. Arsimtarja B.D. është dërguar në vendin e punës arsimtare e gjuhës angleze në shkollën e mesme të ulët Ismet Rraci në Klinë, pa u shpallur vendi i lirë i punës. Ndërsa Ndrecë Kola është emëruar këshilltar i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit për komunitetin REA dhe madje pa konkurs. Vetë drejtori i Arsimit, Ramiz Rrusta, e pranon se janë punësuar pa konkurs. Drejtori i SHMU Ismet Rraci, tregon se për vendin e lirë të punës në lëndën gjuhë angleze i ka dërguar kërkese DA-së qysh në nëntor të vitit të kaluar për mbulimin e orëve në këtë lëndë pasi që arsimtari që ka mbajtur orët, Zymer Gashi, ka dalë në pension. Nga atëherë e deri para një jave orët e anglishtes janë mbuluar nga arsimtarë të tjerë të kësaj shkolle. Tek pas dy muajve B.D., studente e gjuhës angleze, por akoma e padiplomuar, është dërguar si arsimtare në ketë shkollë pa e pyetur fare drejtorinë e shkollës, madje as pa shpallur konkurs. Unë në nëntor kam bërë kërkese për mbulimin e këtyre orëve pasi arsimtari ka dalë në pension, DA-ja e ka dërguar këtë kandidate, thotë Gani Ahmetxhekaj, i cili nuk dëshiron të komentojë më gjatë këtë çështje. Ramiz Rrusta, drejtor i Arsimit, i ka thënë gazetës se kjo kandidate është intervistuar në konkursin e rregullt në gusht të vitit të kaluar dhe tash nuk e kemi parë të arsyeshme të shpallim prapë konkurs. Brenda dy muajve orët janë mbajtur, nxënësit nuk kanë humbur asgjë, Desku ka qenë njëra ndër kandidatet më të mira për gjuhë angleze që është intervistuar në gusht, i kam marrë shënimet e gjithë kandidatëve dhe ajo ishte më e përgatitura, është në fazën e diplomimit dhe e kam dërguar si arsimtare në ketë shkollë, kjo nuk është shpërfillje e konkursit, thotë Ramiz Rrusta. Por, në shumë raste tjera kur ka pasur vende të lira të punës praktikat e deritashme kanë vijuar me shpalljen e një konkursi lokal 7 ditor për të mbuluar vendin e punës duke respektuar konkursin, por DA-ja në këtë rast nuk e ka bëre ketë. Madje Rrusta pohon se punësimi i arsimtarëve është punë e DA-së e jo e shkollave apo medieve. Ai thotë të mos e ketë asgjë familjarisht kandidaten e as që e di përkatësinë e saj partiake. Një arsimtar në shkollën Ismet Rraci, pa dashur ti përmendej emri në gazetë nga frika e hakmarrjes, i ka thënë gazetës së që në fillim të vitit shkollor janë punësuar arsimtarë pa konkurs dhe në baza partiake.
Në rastin e dytë, po ashtu pa e shpallur konkursin, drejtori i Arsimit ka punësuar si këshilltar siç thotë ai për çështje të komunitetit REA Ndrecë Kolën, ish-drejtor i shkollës tjetër të qytetit Motrat Qiriazi të cilit tashmë i ka skaduar kontrata e punës. Ndërsa në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar sekretarin e shkollës Kristë Përlaska. Për këshilltar nuk ka nevojë të shpallet konkurs, arsyeton vendimin e tij Rrusta, i cili pothuajse është i vetmi drejtor që ka emëruar këshilltar pasi që koleget e tij nuk kanë të tille.






