Energjia elektrike ia ndërpret fjalën Kurtit në Deçan

Artikujt tjerė
- Arrestohet dhe lirohet një aktivist i VV-së
- Komuna e Pejës mbyllet hermetikisht përballë qytetarëve
- Zona e Kajnakut të Pejës pa kujdes komunal
- Shtyllat e vjetra elektrike - problem për banorët e lagjes Mirdita
- Reshjet ndotin ujin e pijshëm të Komunës së Klinës
- Kuvendet komunale s`kanë të drejtë të kenë grupe parlamentare
- Borxhet ndaj KEK-ut lënë Mogillën pa ujë të pijshëm
- INPO: Kuvendi Komunal miraton vendime pa debatuar
- Shpenzimet e bufesë komunale - jotransparente
- Energjia elektrike ia ndërpret fjalën Kurtit në Deçan
Deçan, 6 shkurt - Për të tretën herë brenda një muaji deçanasit kanë protestuar për të njëjtin qëllim, kundërshtimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, që i fal manastirit të Deçanit më shumë se 23 hektarë tokë shoqërore.
Në protestën e mijëra qytetarëve, edhe një herë janë përsëritur thirrjet e njëjta në drejtim të institucioneve shtetërore të Kosovës, e veçmas atyre të drejtësisë, që të mbrojnë kushtetutën e vendit dhe ligjet e saj. Në të kundërtën, nëse nuk shfuqizohet ky vendim arbitrar, siç e quajnë ata, protestat do të marrin përmasa të tjera, raporton KTV-ja.
Sipas Këshillit organizativ, kjo protestë vjen si shenjë mospajtimi edhe ndaj deklaratave të ambasadores amerikane dhe atij britanik që, siç thanë organizatorët, po bëjnë presion diplomatik.
Në këtë protestë morën pjesë edhe liderët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj. Sipas zyrtarëve të kësaj lëvizje, derisa Albin Kurti iu drejtua protestuesve, atij i është ndalur fjalimi me arsyetimin se ishte ndërprerë energjia elektrike. Vetëvendosje pohon se kjo i është bërë qëllimisht.









