Jacobson porosit deçanasit: Respektoni vendimin e gjykatës

Artikujt tjerė
- LDK e Lipjanit me shumë vërejtje ndaj Shukri Bujës
- Gjakova e cilëson raportin e GAP-it, jopreciz për shpenzimet
- 1000 familje klinase jetojnë vetëm nga ndihmat sociale
- Kuvendi i Malishevës miraton planin vjetor të punës
- Vetëvendosje e Gjilanit akuzon Komunën për dështime në ekonomi
- EULEX-i interesohet për pagat e 81 punëtorëve të Kosovatransit
- Objektet fetare cak i hajnave
- AAK-ja subjekti më pasiv në Kuvend
- Bustet për Fadil Hoxhën e Anton Çettën, jashtë projektit të Shtegut memorial
- Reduktohet furnizimi me ujë në banesat kolektive të Prizrenit
Prishtinë, 31 janar - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka vizituar sot Deçanin dhe është takuar me liderët e këtij qyteti.
Kryesisht kemi ardhur për të biseduar rreth çështjes së tokës, e cila ka qenë burim i mospajtimit në këtë komunitet. Pa marrë parasysh a pajtohen njerëzit me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për këtë rast apo jo, të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë vendimin e gjykatës së pavarur".
Ky është parimi kryesor i sundimit të ligjit. Shpresoj që udhëheqësit komunalë do të mund ta zbatojnë vendimin shpejt ashtu që i tërë komuniteti të ecë përpara, citohet të ketë thënë Jacobson, në një komunikatë për media, të publikuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.
Gjatë vizitës së saj në manastirin e Deçanit, në vitin 2010, nënpresidenti Biden tha se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e së kaluarës së këtij komuniteti, por çka është edhe më e rëndësishme, edhe e të ardhmes së tij. SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës presin që Deçani të shfaqë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vlera evropiane edhe për këtë. I nxis udhëheqësit lokalë të punojnë së bashku për promovimin e turizmit, mundësive dhe rritjes ekonomike, ka thënë ambasadorja.


Politika01.02.2013/02:18
shte vendim politik i kohes se Okupimit nga Serbia.. si mundet gjykata te vendos pro vendimeve politike te Millosheviqit ..!?








molla02.02.2013/13:27
gjykat kurruptus >