• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

INPO: Komuna e Ferizajt degradon legalisht ambientin

Publikuar: 16.01.2013 - 11:53

Ferizaj, 16 janar- Prerja  e dy plepave në qendër të Ferizajt nga ana e Komunës ka ngjallur reagimin e një pjese të shoqërisë civile.

OJQ INPO të martën ka mbajtur një performancë protestuese ndaj prerjes së drunjve nga komuna. Në vendin ku dy ditë më parë ndodheshin lisat, INPO-ja vendosi dy pano të mëdha, në të cilat janë vizatuar dy lisa.

“Kur vetëm para pak muajve të gjithë qytetarëve iu premtua se qyteti i tyre do të bëhej evropian ,  dje u dëshmua e kundërta në të gjitha mënyrat e mundshme pikërisht nga kryetari i Komunës”, thuhej në komunikatën e lëshuar me këtë rast.

 Pas hulumtimit të rastit, INPO ka konstatuar se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë duke mos konsultuar Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit ka marrë vendim ad-hoc për të prerë  drunjtë në qendër të qytetit me arsyetimin se paraqesin rrezik për kalimtarët dhe objektet e banimit përreth, shkruan sot më gjerësisht “Koha Ditore”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell