• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Defekti në një kabllo nëntokësore lë Komunën prej një jave pa rrymë

Publikuar: 16.01.2013 - 11:39

Lipjan, 16 janar – Ka plot një javë që të gjithë të punësuarve në objektin e Komunës së Lipjanit u ka humbur komoditeti në punë dhe kjo jo për shkak të volumit të punëve që kanë, por për shkak të  të ftohtit që ka mbërthyer zyrat e tyre. Në të vërtetë, defekti në një kabllo nëntokësore të energjisë elektrike që përcillte rrymën në objektin komunal ka lënë godinën komunale pa energji elektrike dhe kësisoj gjeneratori aktual i Komunës me kapacitetin që ka nuk po mund t’i rezistojë edhe ngrohjes qendrore, ndaj Komuna pos funksionimit të kompjuterëve dhe printerëve tjerë shërbim me rrymë nuk po kryen. Dhe ata po akuzojnë KEK-un për mosveprim në riparimin e kabllos me gjithë faktin që thonë se e kanë paralajmëruar me kohë këtë defekt. Kurse gjeneratori që po punon pandërprerë thuhet se po shpenzon rreth 100 litra derivate në ditë, shkruan sot Koha Ditore.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme